Del në shitje “qyteti fantazmë” në Kolorado

480
Pronari i një “qyteti fantazmë”, në Kolorado e ka vënë në shitje atë për një çmim mjaft të volitshëm. Pronari James Johnson ka treguar se Cabin Creek përfshin një stacion të vjetër të shërbimit, një garazhë të madhe, kafene, motel, shtëpi të vogël e gjëra të tjera.
“Keni familje të madhe? Dëshironi të filloni një biznes? Nevojë për një dyqan të madh? Adhurues të kalërimit? Doni të pushoni jashtë qyteti? Të gjitha i keni këtu.”, ishte shkruar në shpallje me një çmim prej 350,000 dollarë. 
“Ka pasur aq shumë të interesuar, ishte thjesht mahnitëse”, ka thënë Johnson. Kjo pronë ishte blerë më parë nga Johnson para një dekadë e më shumë, por nuk kishte bërë diçka të madhe me të për gjithë ato vite. “Nuk kishte vrasje këtu, kishte vetëm disa mosmarrëveshje. Asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndër vite dhe gjithçka është në rregull. Mua më duhen paratë për ta financuar pensionimin tim dhe të gruas, asgjë më shumë”, ka treguar Johnson.
Sigal