Britania kundër legalizimit të kanabisit

414
Qeveria britanike ndërkohë njofton se, “nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin aktual”, që parashikon ndëshikme penale për përdoruesit dhe furnizuesit e kësaj droge. Edhe pse një peticion për legalizimin kishte siguruar rreth 220 mijë firma, Home Office, që është Ministria e Brendshme, tha se nuk ka plane për ndryshimin e ligjit për legalizimin dhe dekriminalizimin, ligj i cili e klasifikon kanabisin si drogë të klasit B, duke shtuar se përdorimi i tij kishte ardhur në rënie. Sipas studimit të qeverisë britanike, rreth 2.2 milionë britanikë të moshave nga 16 në 59 vjeç kishin përdorur këtë drogë vitin e kaluar, duke konsumuar në total rreth 216 tonë kanabis.
Sigal