Britani e Madhe, filmon dhelprën dinake por ajo i ‘vjedh’ portofolin

547
Dihet se dhelprat janë kafshë shumë dinake. Dhe këtë gjë një djalë anglez e kuptoi këtë dhe e pa me sytë e tij. Teksa ecte në një rrugë të qytetit, i riu pa një dhelpër të egër. I habitur nga takimi i pazakontë, ai vendosi të filmojë skenën me telefonin e tij cellular.
Por ndodhi ajo që nuk ia merrte mendja. Kafsha e egër u afrua, kapi portofolin e tij dhe u largua me shpejtësi. Djali menjëherë u vu në ndjekje të dhelprës, e cila megjithatë arriti t’i shpëtojë. Për fat të mirë, të nesërmen ai arriti të gjejë portofolin e tij pranë rrugicës.
Sigal