Brazil, djali vret nënën e tij me thikë për të blerë kokainë

518
Sigal

Një djalë rrëfeu vrasjen e nënës së tij brenda shtëpisë së tyre në Brazil, të dielën për faktin se ajo refuzoi t’i japë para që të blejë kokainë.

Viktor Sanchez, 32-vjeç u tha agjentëve nga Policia Civile në San Joap da Boa Vista që ai vrau Lucia Elisa Sanchez, 51 vjeç në apartamentin e tyre të dielën, ku edhe jetonin së bashku. Pasi e goditi fillimisht me kavanoz, Victor Sanchez theri me thikë nënën e tij për të paktën 50 herë të tjera dhe e la në një pishinë të mbushur plot me gjak.

Djali kërkoi të pastrojë provat e skenës së krimit dhe mori kartën e nënës së tij nga kuleta dhe më pas iu drejtua një stacioni gazi për të marrë paratë.

Sanchez më pas njoftoi policët dhe kërkoi t’ia kalonte përgjegjësinë e vrasjes të dashurit të saj.