Sigal

Një zbulim shikues i bërë pas shumë kohësh, ku një grua u arrestua nga policia e akuzuar për vrasje.

Në Uguisudani të Japonisë, një grua 49-vjeçare u vu në pranga këtë fundjavë, pasi braktisi trupin e djalit të sapolindur në një dollap publik, në një stacion autobusi.

Policia gjeti në brendësi të dollapit mbetjet e dekompozuara të foshnjes, brenda një qese plastike.

Gruaja u arrestua, ndërsa deklaroi se pas një krize paniku, në momentin e lindjes, nuk dinte se si ta hiqte qafe beben.

Nga hetimet e policisë rezultoi se gruaja e kishte sjellë në jetë djalin rreth pesë vite më parë. Gruaja vendosi që ta denoncojë ngjarjen, jo për brejtje ndërgjegje, por për shkak se ishte ndarë me partnerin e saj, duke bërë përgjegjës këtë të fundit.

Pas zbulimit makabër, 49-vjeçarja u vu në prangat e policisë.