BQE redukton limitin e kreditimit për Greqinë

475
Banka Qendrore Europiane ka reduktuar limitin e kreditimit të bankave greke, një veprim që në Athinë është përshëndetur si një shenjë pozitive.

Bordi i BQE njoftoi se e ka ulur në 38,9 miliardë euro limitin, nga 40 miliardë që ishte deri tani.

Bëhet fjalë për mekanizmin ELA (Emergency Liquidity Assistance), asistencë emergjente me likuiditete dhe përdoret që të kompensojë nevojat për para të gatshme (cash) të bankave greke.

Banka Qendrore e Greqisë deklaroi të enjten në mesditë se vendimi BQE “pasqyron përmirësimin e gjendjes së likuiditeteve në bankat vendase, duke marrë parasysh prurjet e depozitave të sektorit privat”.

Muajin e fundit, në bankat vendase ka një rritje me 771 milionë euro të depozitave, kryesisht të biznesit.

Me këto prurje bankat greke kanë një gjendje parash me vlerë 120,4 miliardë.

Gjithsesi, përllogaritet se gjatë viteve të krizës nga depozitat e këtyre bankave janë larguar edhe 120 miliarda të tjerë.
Sigal