Bombë në stacionin policor në Bosnje, MB: Elementë terroristë

76
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në në stacionin policor të qytetit Zavidoviq të Bosnje Hecegovinës, por fatmirësisht pa viktima.
Mediat raportojnë se një mjet shpërthyes është hedhur në aneksin e ndërtesës së stacionit policor rreth 15 minuta pas mesnate.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm disa dëme të vogla.
Prokurorët në vendngjarje kanë nisur hetimet mbi rastin, ndërsa është formuar edhe një ekip i përbashkët i Agjencisë për hetimin dhe mbrojtjen e Bosnjës , Policisë Federale dhe Ministrisë së Brendshme të kantonit Zenica-Doboj i cili po punon në mbledhjen e informacioneve.
Autoritetet e këtij vendi janë vënë në kërkim të autorëve të sulmit. Ministria e Brendshme e Bosnjes tha se sulmi ka elementë terroristë.
Incidenti vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së dy ushtarëve nga një person i cili i sulmoi ame armë automatike, në afërsi të një kazerme në Sarajevë dhe më pas u vetëvra.