Blindohet Roma pas sulmeve terroriste në Paris

455
Roma, kryeqyteti i Italisë, është blinduar pas sulmeve të Parisit që terrorizuan të gjithë Europën.
Forcat e e rendit po monitorojnë të gjithë qytetin, teksa patrullat policore kontollojnë çdo rrugë, rrugicë dhe tarracat e pallateve në zonën përreth mureve të Vatikanit. Çdo person që kërkon të hyjë në sheshin Shën Pjetër kontollohet me detektor, kontrollohen çantat dhe çdo objekt që ata kanë me vete.
Kontrollet janë shtuar në çdo objekt kulti të krishterë e hebraik. Një mbikqyrje speciale e konstante është ngritur në 12 zona të qëndrës historike të qytetit, e cila frekuntohet cdo ditë nga qindra turistë.
700 forca të ushtrisë kanë mbërritur në rrugët e kryeqytetit italian për të ndihmuar policinë në kontrollin sa më efikas të territorit.
“Do të mbrojmë komunitetin tonë e do të bëjmë gjithçka për të evituar atë çka ndodhi në Paris, ka deklaruar ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano gjatë një interviste radiofonike, duke shtuar se të gjitha vendet janë të ekspozuar përballë rrezikut terrorist.
Duke u ndalur në punën e kryer nga Ministria e Brendshme italiane ndaj luftës kundër terrorizmit, Alfano tha se deri tani në të gjithë Italinë janë kontrolluar 56.426 persona, janë sekuestruar e kontrolluar 8.493 automjete, janë arrestuar 147 persona me akuzën e lidhjes me terrorizmin e janë dëbuar 55. Ai tha se ne nuk provokojmë askënd, myslimanëve të Italisë i njohim të drejtën besimit dhe u kërkojmë të distinancohen nga ata që kanë kryer këtë barbari në emër të të njëjtit Zot.”
Sigal