“Bild”, Cameron kërkon mbështetjen e Gjermanisë për ndryshimet në BE

517
Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh sot për të përditshmen gjermane “Bild” se kërkonte mbështetjen e Gjermanisë për ndryshime në Bashkimin Evropian.
“Prej disa vitesh, mbështetja për partneritetin tonë evropian është në fazë regresi”, shprehet kryeministri britanik, i ftuar për një vizitë dyditore në Bavari (jug të Gjermanisë) me ftesë të CSU-së, partia konservatore, aleate e kancelares Angela Merkel.
Ai më pas do të zhvillojë një vizitë në Hungari për të takuar kryeministrin Viktor Orban. “Për këtë arsye unë po kryej negociata në mbështetje të ndryshimeve, duke iu përgjigjur shqetësimeve të shtetasve britanikë”, vijoi Cameron.
Sigal