Befasuese/ Zbulohet dhoma e fshehtë në Piramidën e Gizës, sekretet që mund të zbulojë monumenti 4500 vjeçar(foto)

419
Një pjesë boshe e ngushtë e fshehur në Piramidën e Madhe të Gizës është gjetur nga shkencëtarët në një zbulim të fundit që mund të “nxjerrë” sekretet e monumentit 4500 vjeçar.
Korridori i sapo gjetur gjendet mbi Galerinë e Madhe (një sallë e madhe që lidh dy nga dhomat e saj) dhe zgjatet për të paktën 30 metra.
Arkeologët ende nuk e dinë pse ekziston ky boshllëk ose nëse ka objekte të vlefshme në brendësi të saj. Zbulimi u bë pasi disa fizikantë morën disa foto nga brendësia e piramidës për të përdorur grimcat e dheut të piramidës për një eksperiment, shkruan Daily Mail.
Hulumtuesit e kanë përshëndetur gjetjen si zbulimin më të madh brenda Piramidës së Egjipit të bërë që nga shekulli i 19-të.
E ndërtuar nën vëzhgimin e Faraonit Khufu dhe e përfunduar rreth vitit 2550 para Krishtit, Piramida e Madhe e Egjiptit, shërbeu si ndërtesa më e lartë në botë e bërë ndonjëherë nga njeriu për mijëra vjet.
Kjo strukturë, është pjesë e 7 Mrekullive të Botës. Shkencëtarët thonë se zbulimi i fundit, i botuar në revistën “Nature” mund të ndihmojë në hedhjen dritë mbi ndërtimin e saj.


Sigal