Trondisin shkencëtarët, konsumimi i këtij ushqimi të përbashkët ndihmon zhvillimin e qelizave kancerogjene

641
Shkencëtarët Belg kanë tronditur me zbulimin e tyre. Ata kanë zbuluar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sheqerit dhe kancerit.
Ata kanë gjetur se qelizat me nivele të larta të glukozës mund të stimulojnë të njëjtat proteina të gjetura brenda tumoreve dhe të bëjnë që qelizat e kancerit të rriten më shpejt.
Studiuesit kanë punuar për të kuptuar më mirë efektin “Warburg” për një dekadë.
Efekti Warburg është një proces ku qelizat tumorale krijojnë energji për t’u rritur me një thyerje të shpejtë të glukozës – diçka që nuk ndodh në qelizat normale.
Tani, ky studim ka treguar se efekti Warburg mund të jetë një shkak i kancerit.
Ky hulumtim i ri u botua në “Nature Communications” dhe u zhvillua në VIB – një institut kërkimi shkencash të jetës në Flanders, Belgjikë.
Johan Thevelein, kreu i departamentit VIB të biologjisë molekulare tha: “Hulumtimi ynë tregon se si konsumi i sheqerit hiperaktivizon qelizat kancerogjene dhe të çon në një cikël vicioz të stimulimit të vazhdueshëm të zhvillimit të kancerit dhe të rritjes.”

Ai shtoi: “Kjo lidhje mes sheqerit dhe kancerit ka pasoja gjithëpërfshirëse”.
“Rezultatet tona japin një bazë për hulumtimet e ardhshme në këtë fushë, e cila tani mund të kryhet me një fokus shumë më të saktë dhe më të rëndësishëm”.
Sigal