BE e shqetësuar pas arrestimit të deputetëve kurdë në Turqi

549
Sigal

Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar për
arrestimin e deputetëve pro-kurdë të Partisë Demokratike Popullore në Turqi,
tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe
Siguri, Federica Mogherini.
Mogherini
në Twitter njoftoi se Bashkimi Evropian është në kontakt me autoritetet turke
dhe se ajo zhvilloi një takim me ambasadorët e BE-së në Ankara.
AFP
tha se deri më tani asnjë nga zyrtarët e BE-së nuk ka mundur të japë detaje
rreth takimit.
Ndërkohë,
ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdat tha se arrestimet e deputetëve kurdë
janë në përputhje me ligjin.
Bozdat
ka njoftuar se disa orë pas arrestimit, kanë ndodhur një shpërthim në
Dijarbakir, një qytet me shumicë kurde në Turqinë juglindore.

shpërthime kanë humbur jetën së paku 8 persona, në mesin e të cilëve ka policë
dhe civilë, ka shumë të plagosur.
Sulmi
ndodhi pranë një stacioni policor.
Eksplozivët
shpërthyen disa orë pasi policia bastisi selinë e partisë pro-kurde, Partia
Demokratike Popullore në Ankara dhe ka arrestuar 11 anëtarë, përfshirë edhe
udhëheqësin e saj Selahattin Demirtas, të arrestuarit janë deputetë.
Avokatët
dhe deputetët kanë raportuar se ata janë arrestuar për shkak se kanë refuzuar
të dëshmojnë për krimet që lidhen me propagandën terroriste.
Turqia
akuzon Partinë Demokratike Popullore për lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit,
organizatë militante kurde, të cilën Shtetet e Bashkuara, BE dhe Turqia e kanë
shpallur organizatë terroriste.