Ja sëmundjet që luftojnë brokoli dhe lakra

601
Sigal

Brokoli është ushqim thelbësor për
shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant,
detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat.
Brokoli dhe lakra, dy perime mjaft të rëndësishme, jo vetëm të shijshme, për
t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përbëjnë shtojnë arsyet
për t’u konsumuar akoma më shumë. Në mënyrë të veçante, brokoli këshillohet t’i
shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe
toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg
probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.


 

Ndërsa konsumimi i lakres ndihmon për të ruajtur
integritetin e lëkures, për shkak se është një antioksidant me yndyra të
ngopura. Gjithashtu, lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi.


 

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të
kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitres, kancerin e
prostatës, kancerin e organëve të brendshme si mushkëritë, melçinë, zorren e
trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit
dhe kancerin e mitres, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak
të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane,
beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitamine C, vitaminë A dhe vitaminë
E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve
kancerogjene. Efekt detoksikues. Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa
aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në
heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar
gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin,
reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.


 

Çrregullimet në stomak.

 

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të
kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllekut
sepse kapslleku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak.
Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e
zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për
të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyësve nga ushqimi dhe zbutin
barkun me uljen e inflamacionit.Kujdesi i lëkurës Për mbajtjen e lëkures tuaj
të re dhe me shkelqim merita i takon antioksidantëve si beta karoteni,
vitamines C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitaminës B, vitaminës E
(vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkures),
vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacidëve dhe folatëve të
pranishëm në brokoli. Sëmundjet e zemres. Përveç antioksidantëve të permendur
më lart, brokoli ka përmbajtje të larte në fibra, beta-karotene, acide yndyrore
omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si
dhe mbajnë zemren të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.


 

Kujdesi për syte

 

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene,
vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë
shumë të mira për shendetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes
së syrit si dhe riparimin e dëmëve nga rrezatimet UV. ImunitetiSubstancat
përgjegjëse për ngjyren e gjelbert tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni,si
dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj,
forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.


 

Shëndeti i kockave

 

Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të
tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i
dobishëm veçanerisht për femijet, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në
gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e
kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.


 

Shtatzënia

 

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat
sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant,
detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat.
Duke qënë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllekun i cili
është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.


 

Tensioni i lartë

 

Një mineral i rëndësishem, kromi, gjëndet me
bollek tek brokoli,i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulines dhe
rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut
gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet
gjënden me bollek tek brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3
ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.


 

Anemia

 

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit
dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një
zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Përbërësit e pranishëm në brokoli janë
karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitamine A, B kompleks, C dhe
E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin,
diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.


 

Lakra

 

Një filxhan laker përmban 15 kalori. Ajo është një
ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban Vitamina A,
vitamine C, vitamine E, dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese
është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për
lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur
metabolizmin e enërgjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë
trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një
antioksidant. Së fundi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e
lëkures për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura.


 Lakra mund të ndihmoje si ilaç në shumë
mangësi. Kështu mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me
gingivet dhe dobësi e pergjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe
trupi është më i prekshem ndaj infeksionëve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një
shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shume Vitamina C se portokalli.


 Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e
keshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshem. Ajo është e
dobishme në trajtimin e depresionit, ulçerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin
e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilen lakra mund të ndihmoje
është edhe mangësia e ushqimit të forte. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si
fije dietetike, është pjese e bimëve që nuk është në gjëndje që të tretet. Ai
mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në
ushqime mund të çoje në kapsllek. Kapslleku është shkaku kryesor i sëmundjeve
te tilla si dhimbje koke, ulçera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe
shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky ështe ushqim
shumë i mirë per t’u ngrënë n.q.s ju vuani nga kapslleku. Një mangësi në squfur
mund të çojë në njv sistem imunitar të dobësuar. E trupit është më pak efikas
në luftimin e infeksionëve kur kjo mungon.


 Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të
jetë shumë e dobishme në sherimin e plagëve. Squfurit është një tjeter lëndë
ushqyese që është i rëndësishëm në sherimin e ulçerave në stomak. Lakra ndihmon
për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga
trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit,
reumatizem dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është
gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e
duhur të trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime. Lakra
gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.