Banka Qendrore Europiane i akordon Greqisë 900 mil euro si fond emergjence

48
Banka Qendrore Europiane vendos të rrisë fondin e emergjencës për Greqinë me 900 milionë euro më shumë, si javën e kaluar. Lajmi bëhet I ditur nga agjencia Bloomberg.
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, u takua të mërkurën e 22 korrikut 2015 me krerët e sistemit bankar në vend, në përpjekje për të ndihmuar në vendosjen e stabilitetit.
Bankat greke të nivelit të dytë u rihapën të hënën pas tri javësh, por sërish kontrolli i kapitalit ka mbetur në fuqi, ndërsa janë riaktivizuar vetëm një sërë shërbimesh për lëvizjen e likuditetit dhe për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Por kreu i dhomës së tregtisë së Athinës, paralajmëroi se mbajtja edhe më gjatë e kufizimit të transfertave jashtë vendit mund të sjellë mbylljen brenda pak ditësh të kompanive të ndryshme.
Presidentja e Shoqatës së Bankave Helene, Luka Kaceli, i tha kryeministrit se këto kufizime po dëmtonin ekonominë reale dhe se biznesi është më i prekuri nga ky vendim.
Ndërkohë, parlamenti grek po debaton sot për paketën e dytë të reformave të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë, me qëllim nisjen e negociatave për paketën prej 86 miliardë eurosh.
Në fjalën drejtuar deputetëve në parlament, minsitri i financave Euklid Tsakalotos tha se miratimi i reformave të kërkuara nga kreditorët është jetik, me qëllim që bisedimet për marrjen e kredisë të nisin brenda kësaj jave.
Votimi i sotëm është testi i dytë i madh për kryeministrin Aleksis Tsipras, pasi paketa e parë u votua me mbështetjen e opozitës, për shkak të rebelimit të 39 deputetëve, mes tyre edhe 5 ministra.