Avioni rus, ekspertët: Pista e ISIS, e parakohshme

81
Presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi i ka cilësuar si “propagandë” deklaratat se milici të lidhura me Shtetin Islamik rrëzuan avionin rus mbi Sinai.
Ai tha për BBC se është shumë herët për të dhënë se cfarë e shkaktoi ngjarjen.  “Propaganda se atë avion e rrëzoi ISIS është një mënyrë për të dëmtuar Egjiptin, imazhin dhe sigurinë e tij. Më besoni, situata në Sinai, sidomos në këtë zonë, është tërësisht nën kontroll”, deklaroi Al Sisi. 
Ai shtoi se është ende shumë herët për të thënë se cfarë e shkaktoi shpërthimin e avionit. Presidenti Al Sisi paralajmëroi rrezikun që mund të burojë nga përfundime të ngutura, duke thënë: “Të gjithë ata që janë të interesuar për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje janë të mirëpritur për të marrë pjesë në hetim”. 
Edhe shefi i CIA-s, James Clapper deklaroi se nuk ka një provë direkte për një përfshirje të terrorizmit, por shtoi se kjo është një pistë që nuk mundt ë injorohet.  Avioni tip “Airbus” me numër 321 thuhet se ka shpërthyer në ajër, teksa fluturonte mbi Sinai, duke i marrë jetën 224 personave që ndodheshin në bord.