Autoblinda ushtarake hyn me shpejtësi mes turmës me njerëz

486
Sigal

Situata në Venezuelë sa vjen e përkeqësohet. Një autoblindë ushtarake është parë duke ecur me shpejtësi me turmës së protestuesve, në kryeqytetin e vendit Karakas. Disa prej tyre janë përplasur, por nuk dihet ende nëse ka viktima.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një burrë që u transportua me një të çarë në kokë pasi u godit.

Rasti vjen pasi kreu i opozitës Juan Guaido i bëri thirrje anëtarëve të ushtrisë të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë.

Protestuesit kanë hedhur gurë si dhe kanë përdorur shkopinj në mes të “përpjekjes së grushtit të shtetit”.

Guaido shkruan në Twitter: “Venezuela, në duart tona kemi fuqinë për të arritur ndërprerjen përfundimtare të uzurpimit. Ne jemi në një proces që është i pandalshëm. Kemi mbështetjen e fortë të popullit tonë dhe botës për të arritur rivendosjen e demokracisë sonë“.

SEI_65119374SEI_65117022