‘Aurus’, prezantohet makina e re luksoze e presidentit rus, Vladimir Putin. Ja sa do të kushtojë

630
Sigal

Një makinë e re luksoze ruse presidenciale u paraqit të mërkurën në Sallonin Ndërkombëtar të Moskës (MIAS). Ministri rus i industrisë Denis Manturov dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së automobilave Aurus Senat zbuluan automjetin e ri luksoz të cilin fillimisht e prezantoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë për inaugurimin e tij në muajin maj.

Automjeti luksoz pritet të kushtojë 10 milionë rubla ose 147,000 dollarë amerikanë. Aurus synon gjithashtu të fillojë prodhimin serial të motorëve elektrike plotësisht jo më herët se në vitin 2020.

Sipas ministrit Manturov, vendet e Lindjes së Mesme do të jenë të parat për të importuar makinat Aurus, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe.  “Në vitin 2021 do të kemi një strukturë të re, do të jemi gati për të rritur prodhimin e makinave tona në 5.000 njësi, do të jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën globale për këto makina”, tha Hilgert.