Arrestohet punonjësja e maternitetit. Dyshohet për vrasjen e 17 foshnjave

672
Është arrestuar me dyshimin për vrasjen e 17 foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjerë në një spital në Angli. Policia sipas BBC, tha se arrestimi i punonjëses së kujdesit shëndetësor, ishte një hap i rëndësishëm mbi vdekjet në Kontenë e Spitalit të Chester.
Zyrtarët kanë pohuar se po kryehen hetime për vdekjen e 17 të sapolindurve. Rastet që po hetohen përfshijnë familje nga zona e Cheshire dhe në veri të Uellsit.
Spitali ‘Kontesha e Chester’ nuk pranoi të komentonte ngjarjen, por policia ka konfirmuar se po kërkojnë një pronë në Westbourne Road, Chester, rreth një milje nga spitali.
Hetuesi Paul Hughes, tha se hetimi ishte shumë kompleks dhe shumë i ndjeshëm dhe oficerët po bënin gjithçka.
Po bëjmë të pamundurën, po përpiqemi të përcaktojmë në detaje atë që ka çuar në këto vdekje dhe kolaps të foshnjave. Prindërit e të gjitha foshnjave po vazhdojnë të mbahen të azhornuara plotësisht dhe po mbështeten. Kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe është e rëndësishme të mbani mend se ka familje të foshnjeve të vdekura që kërkojnë përgjigje për atë që u ndodhi fëmijëve të tyre’’ pohoi hetuesi.
Sigal