Arrestohet Tiger Woods, golfisti legjendar

474
Golfisti amerikan Tiger Woods, është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje jo të kthjellët. Policia e Floridës ka publikuar këto pamje të arrestimit të tij, pasi ka konstatuar se ai po flinte në timon, por nuk specifikon nëse ai ishte nën efektin e alkoolit apo ndonjë tjetër substance të ndaluar.
Gjendja e tij është aq e rëndë saqë jo vetëm nuk mund të ecë në vizën e drejtë të asfaltit por nuk kupton aspak se çfarë po i komunikon polici që e ka ndaluar.
Woods është mbajtur në burg për 4 orë dhe është liruar pas pagesës së garancisë financiare. Informacionet e tjera policia e Floridas pritet t’i lëshojë në ditët në vazhdim.
“Dua ti bëj me dijë publikut që alkooli nuk ka të bëjë. Nuk e prisja që mjekimet që po marr të kishin këtë efekt kaq të fortë”, ka thënë sportisti.
42 – vjeçari për momentin është jashtë pistave të golfit pas një operacioni në shpinë. Problemet e Tiger Woods nisën që prej 2010 kur u nda nga bashkëshortja.
Sigal