Ambasadori rus nuk është spiun

470
Pas zbulimit të takimeve mes kryeprokurorit amerikan Jeff Sessions dhe ambasadorit rus Sergej Kislyak, ministria e Jashtme e Rusisë ka hedhur poshtë zërat se diplomati në fjalë është spiun.

Kislyak është konsideruar nga inteligjenca amerikane si një nga spiunët më të lartë të Rusisë, por Ministria e jashtme Ruse e cilëson si një diplomat të klasit botëror, i cili ka komunikuar me kolegët amerikanë për çështje të ndryshme, porse kjo nuk e bën atë spiun.

Mediat amerikane publikuan dje skandalin e takimeve të kryeprokurorit amerikan me diplomatë rusë, në një kohë kur vetë ai e kishte mohuar një fakt të tillë. Mediat folën edhe për ndërhyrje të Rusisë në zgjehdjet presidenciale.

Prokurori i Përgjithshëm Amerikan i ka cilësuar akuzat ndaj tij, të pabesueshme dhe të rreme, ndërkohë që në një dalje para shtypit, ai pohoi se ishte takuar me diplomatin rus, por nuk mbante mend të kishte zhvilluar asnjë bisedë politike me të. 
Sigal