Aktivistë të Vetëvendosje përleshen me policinë

492
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zbardhjen e vetëvrasjes së aktivistit të saj Astrit Dehari.
I riu nga Kumanova u vetëvara në burgun e Prizrenit.

Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja, ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet që e çuan drejt aktit fatal. Për këtë arsye, Vetëvendosje ka dalë sërish në protestë.

“Janë bërë 182 ditë që kur aktivisti Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit. Tash e 6 muaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim, vdekjen e tij në duart e shtetit” shprehet Vetëvendosje.

Aktivistët kanë dëmtuar makinat e disa zyrtarëve të kësaj ministrie.

Disa prej aktivistëve janë përleshur me forcat e rendit.
Sigal