Aeroplani i Mike Pence rrëshqet në New York

456
Sigal

Aeroplani në të cilin
gjendej kandidati republikan për zv/president, Mike Pence ka rrëshqitur nga
pista në Aeroportin LaGuardia në New York.

 Askush nuk është
lënduar.

Përveç Pence në bord
gjendeshin edhe stafi i tij, gazetarët e akredituar të fushatës si dhe agjentët
shtetërorë.

Pence po vinte nga
Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në Neë York, që
u anulua.

Pence dhe të tjerët
janë shoqëruar jashtë aeroportit dhe policia po i kryen hetimet.

Donald Trump ka thënë
se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.