A do të ketë një takim Trump-Putin në Vietnam?

698
A do të takohet në Vietnam Presidenti amerikan Donald Trump me Presidentin rus Vladimir Putin? Deri të enjten, kjo ende nuk ishte e qartë.
Ndihmësi i Kremlinit Yury Ushakov u tha agjencive ruse të lajmeve se dy udhëheqësit do të takoheshin të premten në periferi të një samiti të Azi-Paqësorit në Danang. Por sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, hodhi dyshime, duke thënë se nuk është e qartë nëse ka përparim të mjaftueshëm për çështjet e rëndësishme midis dy vendeve që të justifikonte bisedimet mes dy udhëheqësve.
“Kur dy udhëheqësit të takohen, a ka diçka mjaftueshëm thelbësore për të diskutuar?” pyeti zoti Tillerson në mënyrë retorike në Pekin, ndërsa shoqëronte zotin Trump në udhëtimin e tij në pesë vende të Azisë. “Asnjë përfundim nuk është arritur. Nëse do të kemi një takim, le të sigurohemi që është takim kuptimplotë”, tha sekretari i shtetit.
Tillerson tha se prapa kuintave dy vendet po punojnë në një “numër fushash të vështira”, por zyrtarët e SHBA nuk kanë vendosur nëse është koha e duhur që zoti Trump të takohet me presidentin rus.
Presidenti Trump, fundjavën e kaluar u tha gazetarëve në avionin presidencial se pritej të takohej me zotin Putin për të kërkuar ndihmën e tij në frenimin e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Sigal