600 relike të filmit të famshëm “Starwar” tashmë në ankand

469
Ndërsa fansat janë në pritje të filmit të ri “Star Wars”, ata kanë mundësi që të të zotërojnë edhe një pjesë nga historia e tij. Shtëpia e Ankandeve “Sotheby” në Nju Jork ka vendosur të ccelë ekspozitën e parë me 600 relike dhe kopje të personazheve të “Star Wars”, ndërsa fansat do të mund të zgjedhin të preferuarën e tyre.
“Ky është një ankand fantastik, janë 400 objekte të filmit nga viti 1977 deri më 1985. Janë gjithashtu edhe 100 mostra të personazheve në miniaturë, helmeta, etj. Pra, është një numër shumë i madh objektesh në shitje nga Star Wars,” tha James Gallo, pronar i kompanisë “Toy and Comic Heaven”, i cili është njëkohësisht edhe konsulent shitjesh në Sotheby’s.
Disa prej mostrave në miniaturë të personazheve që janë ruajtur të paketuara, do të shiten për një vlerë nga 7,000 – 9,000 $. Lodra e madhe arush është vlersuar nga 3,000 – 5,000$ dhe 7 figura të paketuara pritet të shiten në total 8,000 – 12,000 $.
Ky koleksion është mbledhur për vite me radhë nga një fans i Star Wars. Nigo është stilisti japonez, i cili ka filluar t’i koleksionojë këto relike që në moshën 6-vjeccare. Reliket më të shumta, rreth 175 janë mbledhur në vitin 1985.
“Nëse ju doni të blini 62 monedhat, e vetmja mënyrë është që t’i merrni direkt nga kompania “Kenner”. Në fakt, jot ë gjithë e dinë Ne kemi në shitje vetëm dy monedha, të cilat janë te vendosura edhe në kornizë,” tha Gallo.
Një nga objektët më të rralla dhe më sinjikative në shitje në këtë ankand është edhe një miniature e personazhit, Luke Skyëalker.
“Në filmin origjinal dy personazhet Luk dhe Ben Kenobi kanë shpata me dritë. Shumë shpejt në film mbeti vetëm një shpatë më dritë. Pra, është me të vërtetë gjë e rrallë të zotërosh një objekt të tillë. Janë vetëm 20-25 modele të përafërta,” shpjegoi Gallo.
Shitjet e këtyre objekteve do të bëhen online më 11 dhjetor, ndërsa filmi i ri “Star Wars” do të shfaqet në kinema më 18 dhjetor.
Sigal