4 persona të lidhur me sulmet e Parisit, në kërkim në Gjenevë

440
Policia zvicerane ka shpallur në kërkim katër persona të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me sulmet që tronditën Parisin mbrëmjen e 13 nëntorit.
Sipas informacioneve të marra nga shërbimet inteligjente, këta individë mendohet se ndodhen aktualisht në qytetin e Gjenevës, ku janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë.
Autoritetet bëjnë me dije se kërkimi është ende aktiv dhe se po bashkëpunohet gjerësisht me agjensi kombëtare dhe ndërkombëtare të specializuara në luftën kundër-terrorizmit.
Në rrugët e qytetit është rritur numri së tepërmi numri i trupave të sigurisë, teksa është bërë thirrje që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndajnë informacion për çdo ngjarje të dyshimtë.
Sigal