Provimet E Maturës - MAS cakton datat kur maturantët i nënshtrohen testit

Përmes udhëzimit nr 7, Ministria e Arsimit caktoi datat kur do të jepen provimet e maturës shtetërore 2017.
Maturanët e këtij vitit do ti nënshtrohen testit të gjuhës së huaj në datën 05 qershor, gjuhë shqipe dhe letërsi 10 qershor, testit të matematikës në datën 15 qershor, ndërsa testin e provimeve të lëndëve me zgjedhje në datën 24 qershor.
Ky është vitit i dytë që Matura Shetërore ka rol dalës sipas ligjit të Arsimit të Lartë, pra si mbyllje të ciklit arsimor parauniversitar.
Institucionet e arsimit të lartë janë ata që kanë vendosur kriteret e tyre të pranimit ku përvec provimeve të maturës marrin në konsideratë edhe mesataren e 3 viteve të gjimanzit.