Nikolla: 1800 mësues pa arsimin e duhur, jashtë sistemit arsimor

504
Sigal

TIRANË – Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe sportit është rritur me 3% nga viti i kaluar duke shkuar në shifrën 50.9 miliard lekë. Ministria Nikolla ka theksuar se ky buxhet është hartuar duke u bazuar në katër prioritete kryesore.
 
Nikolla ka sqaruar se nga 4000 mësues që kanë rezultuar problematik, 1800 prej tyre janë pa arsimin përkatës dhe do të gjenden jashtë skemës së re arsimore. Ndërsa mësuesit që japin mësim jashtë profilit të tyre do të rregullohen brenda sistemit duke menaxhuar sa më mirë burimet njerëzore në këtë sektor. 20% e mësuesve pa arsimin përkatës ndodhe në zonat e Bulqizës, Tropojës, Dibrës dhe Pukës.
 
 “Mësues për Shqipërinë” është portali i ri i cili do t’ju japë mundësi të gjithë mësuesve që të aplikojnë për vendet vakant. Mësuesit do të testohen për njohuritë e tyre me një metodë të ngjashme me testimin që bëjnë maturantët. Për mësuesit që do të japin kontributin e tyre në zona të thella ministria e arsimit do të sigurojë transportin e tyre , banimin e tyre si dhe do të ketë disa kreditë shtesë për sakrificën që po bëjnë.
 
Nikolla theksoi se nuk ka kthim pas në vendimin e mbylljes së 18 institucioneve të arsimit që nuk plotësonin kriteret.
 
Ndërsa për disa nga institucionet e pezulluara të cila plotësuan kriteret e munguara është bërë heqja e këtij pezullimi.