MASH: Afatet dhe dokumentet për të fituar bursa studimi pasuniversitare në Poloni

512
Sigal

ZYRTARE/Marrëveshje për studime pasuniversitare me Universitetin e Varshavës “Scholarship and Research Grant”

Janë hapur aplikimet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për bursa studimi pasuniversitare në Republikën e Polonisë. Sipas informacioneve të MASH, është një vend për bursë studimi në “Scholarship and Research Grant” për vitin akademik 2013-2014 në fushën e drejtësisë, shkencave politike dhe historisë moderne. Afati për dorëzimin e aplikimeve për këtë bursë është data 15 Prill 2013. Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni materialeve informative që gjenden në adresën:

Kriteret për kandidatët

Kandidatët për këtë bursë duhet të kenë gradën master ose diçka ekuivalente me të, të kenë mbrojtur Doktoraturën ose të kenë realizuar punime me rëndësi domethënëse për interesin publik, posaçërisht në fushën e promovimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.  Research grant përfshin qëndrim të financuar dymujor në Poloni për të njëjtin qëllim si në rastin e scholarship.

Programe të tjera për studime pasuniversitare në Poloni

Po ashtu Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se për vitin akademik 2013-2014

në kuadër të Programit të bursave studimore të ofruara nga Qeveria Polake, Qendra për Studime Evropiane për vendet Lindore në Universitetin e Varshavës në Poloni shpall konkursin e 13-të për 25 bursa. Këto bursa janë për studime pasuniversitare për kandidatë nga vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit, si dhe nga vendet e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre  në Poloni për vitin akademik 2013-2014. Programi i bursave i Qeverisë Polake, i cili ka filluar së funksionari që në vitin 2003, do të zhvillohet përsëri gjatë vitit akademik 2013/2014 (edicioni i 11-të i Programit) dhe i adresohet akademikëve të rinj. Preferencë do t’i jepet kandidatëve me rezultate të larta akademike, të cilat i lejojnë kandidatët të ndjekin studimet e tyre të  avancuara në fushat e specializimit pasuniversitar dhe i mundëson ata që njohuritë e fituara t’i venë në shërbim të jetës akademike dhe asaj  publike në vendet e tyre. Programi i studimeve përmbledh tema në fushat: histori, politologji, histori arti, kulturë, gjeografi, juridik dhe ekonomi.

Kriteret për kandidatët

Ndër kërkesat kryesore që parashikon programi i studimeve është përgatitja e temës në gjuhën polake në fund të kursit. Kandidatët duhet të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës polake, e cila do të fillojë më 2 shtator 2013 në Universitetin e Varshavës me ligjërata të përgjithshme dhe kurse plotësuese të gjuhës polake për kandidatët me njohuri të pamjaftueshme të kësaj gjuhe. Studimet me bursë zgjasin 10 muaj në vit, për 2 vite akademikë (4 semestra). Kohëzgjatja e përgjithshme e stazhit dhe e kursit përgatitor të gjuhës polake është 10 muaj. Programi parashikon gjithashtu mësimin e një gjuhe të huaj të rajonit. Kurset e studimeve pasuniversitare do të fillojnë në universitetet  nga 1 tetor 2013 deri më 30 qershor 2014. Mosha e aplikantit duhet të jetë deri në 35 vjeç. Studenti që shlyen të gjithë semestrat dhe mbron temën përfundimtare pajiset me diplomë të nivelit master, e cila njihet nga të gjitha vendet e BE.

Përzgjedhja  e kandidatëve do të bëhet në dy faza:

a) Faza e parë: shqyrtimi i dokumentacionit që do të ndiqet nga Komiteti i Pranimeve në Varshavë. Fituesit e fazës ë parë do të shpallen brenda datës 1 prill 2013.

b) Kandidatët e përzgjedhur të fazës së parë do i nënshtrohen intervistës gjatë periudhës 1 deri më 31 maj 2013. Datat e intervistave do të shpallen pas përfundimit të fazës së parë të seleksionimit. Komisioni përkatës i Qendrës së Studimeve Lindore pranë Universitetit të Varshavës do të shpallë listën e fituesve deri në 30 qershor 2013.

Aplikantët për studime pasuniversitare duhet të përgatisin dokumentet e mëposhtme:

1.Kërkesën deri në dy faqe me letër motivimi, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë;

2.Formularin e aplikimit, i cili gjendet në faqen e internetit ëëë.studium.uë.edu.pl

3.Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;

4.Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;

5.CV me fotografi (ne anglisht)

6.Dy rekomandime;

7.Programin e studimit;

8.Listën e publikimeve;

9.Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës polake;

10.Certifikatën e lindjes me fotografi.

 

Kriteret për zgjedhjen e dy lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore

Një element mjaft i rëndësishëm në plotësimin e Formularit A1 nga maturantët është edhe zgjedhja e dy lëndëve që do të jepen për provimet me zgjedhje. Për zgjedhjen e këtyre lëndëve një rëndësi të veçantë ka shkolla dhe kreditet që ka secila lëndë. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, po publikojmë tabelën më secila lëndë sipas profilit të shkollave.

Rregulla për maturantët

Kandidatët të cilët kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar dhe janë vlerësuar poshtë notës 4.5 do t’i mbartin provimet. Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme. Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë, kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e detyruara.

Procedurat për provimet

Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimet e detyruara të zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje të zgjasin 3 orë. Maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSh njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13:00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.