Favore seksuale në këmbim të notës

789
Sigal

Raporti që kryqëzon universitetet ahqiptare: 1 në 4 e studentëve u është kërkuar nga pedagogët favore seksuale për të kaluar provimet. Arsimi i Lartë i mbushur me korrupsion, ndikim politik dhe blerje librash. Ja universitetet në Tiranë dhe rrethe

Raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Arsimi i Lartë i mbushur me korrupsion, ndikim politik, literaturë të detyruar dhe presion për notë

1 në 4 studentëve iu është kërkuar favore seksuale në këmbim të notës

Universitetet shqiptare janë të mbuluar nga korrupsioni, ndërhyrjet e politikës, dhe presioni psikologjik e seksual në këmbim të notës. Këto janë disa nga gjetjet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit që në një sondazh të fundit “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë”, ka zbuluar fakte alarmante për cilësinë e sistemit arsimor në vendin tonë. KSHH zhvilloi një anketë me rreth 1800 studentë të universiteteve të ndryshme si: “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Luigj Gurakuqi” Shkodër, “Ismail Qemali” Vlorë etj. Komiteti u shpreh se anketa është kryer duke u mbështetur në disa pika kryesore, prej të cilave ka dalë në pah, ndër të tjera, prezenca e lartë e formave të ndryshme të korrupsionit në universitete.

Studentët nuk kanë njohuri për ligjin e Arsimit të Lartë dhe nuk marrin dot pjesë lirisht në Këshillat Studentore

Anketimi i studentëve nga të gjitha universitetet, evidentoi se numri i studentëve që kanë njohuri për ligjin e arsimit ishte në nivele të ulëta. Një tjetër pjesë shqetësuese ishte edhe fakti se, studentët kanë angazhim të ulët në struktura dhe lëvizje studentore. Vetëm 3.61% e të anketuarve bëjnë pjesë në lëvizje studentore dhe 2.33 % në struktura si Këshilli Studentor. Rreth 45,2% janë shprehur se nuk kanë mundësi të kandidojnë lirisht si përfaqësues të Këshillit Studentor sa herë bëhen zgjedhje në Fakultet.

Ndikimi politik në Universitete

Sipas sondazhit vihet re gjithashtu një ndërhyrje e theksuar nga ana e politikës në procesin e zgjedhjeve në universitete. Ndikimi politik për sa i përket zgjedhjeve ishte më i lartë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në raport thuhet se të dhënat, tregojnë se minohet vazhdimisht besueshmëria, pavarësia dhe meritokracia e këtyre strukturave që duhet të zgjidhen me votë të lirë, të paanshme dhe të ndershme. Gjithashtu, vazhdon “saga” e literaturës. Rreth 43,1 për qind, e studentëve të anketuar pranojnë se përdorin literaturë të hapur për përgatitjen e tyre në kurset akademike, ndërkohë që 1 në 3 studentë pranojnë se përdorin literaturë të detyruar nga pedagogu i lëndës në përgatitjen për kursin. Nga ana tjetër cilësohet se një numër relativisht i ulët i studentëve kanë përfituar nga procesi i rishikimit të notës.

Pedagogët u kërkojnë favore seksuale studentëve

Një tjetër shqetësim i madh që është konstatuar në këtë anketë, është se pedagogët kërkojnë favore seksuale nga studentët. Konkretisht rreth 25% e studentëve (ose 1 në 4 studentë) të anketuar referuan se kanë qenë subjekt i kërkesave apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët në këmbim të notës. Ndërkohë që gjysma e studentëve referojnë problematikën e mos respektimit të afatit të deklaruar për të marrë përgjigje lidhur me dokumentacionin që ata kanë kërkuar. Nga anketimi rezulton se studentët e shohin veten më rezistencë ndaj fenomeneve korruptive

Një shqetësim i madh që është konstatuar në këtë anketë, është se pedagogët kërkojnë favore seksuale nga studentët. Konkretisht rreth 25% e studentëve (ose 1 në 4 studentë) të anketuar referuan se kanë qenë subjekt i kërkesave apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët në këmbim të notës