Reforma/ Ja kriteret për t’u bërë mësues sipas draftit të ri

3017
Sigal

Cilësia e mësimdhënies është në fokusin e reformës së arsimit në përgjithësi. Për këtë në draftin e ri sugjerohet dhe rishikimi i profesionit të mësuesisë, që do të kalojë në një sërë rregullash të reja. Si për mësuesit e kopshteve, shkollave fillore ashtu dhe të arsimit të mesëm, krahas studimeve “bachelor”, do të kërkohet edhe ndjekja e studimeve “master” sipas profilit përkatës ku dhe synojnë të punësohen. Ndërsa procedura e licencimit nëpërmjet provimit të shtetit do të kërkohet në të dyja rastet. Një tjetër risi e propozuar është edhe vendosja e të drejtës së pagës për të gjithë mësuesit e rinj që do të ndjekin praktikën, sikundër ndodh aktualisht me mjekësinë. Në këto kushte krahas shtimit të kohës së praktikës që duhet të kalojnë praktikantët e rinj, ata do të marrin edhe pagesën, e cila do të jetë sa gjysma e pagës së një mësuesi përgjatë gjithë vitit. Mësuesia duhet të organizohet në dy cikle. Cikli i parë (Diplomë Bachelor) me 3 vite dhe 180 kredite të ndjekura nga studimet e Ciklit të Dytë me 1-2 vite me 60-120 kredite (Master Profesional; Master i Shkencave).

Mësuesit e arsimit parashkollor dhe fillor

Mësuesit e arsimit parashkollor dhe atij fillor duhet të formohen nga studime bachelor 3 vjeçare me 180 kredite me kurrikul të ndërtuar për këtë

cikël. Pas këtyre studimeve studentët mund të kalojnë në tregun e punës si mësues ndihmës pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit (pas provimit të licencimit). Një tjetër mundësi për këta studentë është vazhdimi i Ciklit të Dytë të studimeve Master

Profesional 60 kredite 1 vjeçar, i cili duhet të jetë i diferencuar në MP, që përgatit mësues për arsimin parashkollor ose MP, për arsimin fillor. Pas fitimit të diplomës së Ciklit të Dytë të diplomuarit sipas titullit përkatës të diplomës mund të kalojnë në tregun e punës si mësues pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit (pas provimit të licencimit).

Mnësuesit e arsimit të mesëm

Mësuesit për Arsimin e Mesëm duhet të përgatiten duke ndjekur këtë rrugë: Diplomim në fushën përkatëse të shkencës (Cikli i Parë Diplomë Bachelor 3 vjet 180 kredite); Studime të Ciklit të Dytë Master i Shkencave 2 vjeçar 120 kredite, i cili përgatit mësues për AM të

ulët dhe të lartë. Kurrikulat e Programeve të studimit të Ciklit të Dytë për përgatitjen e mësuesve duhet të ruajnë një ngjashmëri në nivel kombëtar sipas fushës së shkencës përkatëse 80% në ndërtimin e tyre; Kurrikulat e Programeve të Ciklit të Dytë të

studimeve për formimin e mësuesve duhet të kenë një komponent të rëndësishme të formimit pedagogjik dhe psikologjik si edhe të formimit praktik pranë IAM; Kjo reformë propozon që viti i praktikës në shkollë, pas diplomimit të studentëve me Diplomën

e Ciklit të Dytë, pranë Institucioneve të Arsimit të Mesëm duhet të bëhet me ½ e rrogës së mësuesit (sikundër edhe ndodh për stazhierët e mjekësisë); Formimi i mësuesve duhet të jetë i vazhduar, IAL-të duhet të krijojnë kushte për trajnimin dhe formimin e vazhduar të mësuesve në bashkëpunim me Institucionet shtetërore të Arsimit të Mesëm.