Bursa për studimet universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki dhe Belgjikë, ja kriteret

536
Sigal

Zyrtare/Të gjitha programet e studimit që janë vënë në dispozicion për studentët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bën të ditur se janë hapur aplikimet për programe bursa studimi për studimet universitare/pasuniversitare në Republikën Sllovake për vitin akademik 2013-2014. Në bazë të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron 1 (një) bursë studimi në nivelin Bachelor/master për shtetas shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë, për vitin akademik 2013-2014. Fushat e studimit në të cilat ofrohet kjo bursë janë:

•Biznes dhe administrim

•Shkenca fizike

•Ekologji dhe shkenca mjedisore

•Arkitekturë dhe inxhinieri

•Inxhinieri ndërtimi, manifakturë dhe komunikim

•Agrikulturë

•Pylltari

•Veterinari

•Menaxhim ujor

•Shkenca mjekësore

•Kirurgji dentare

•Shkenca farmaceutike

•Shkenca shëndetësore jo-mjekësore

Kushtet për fitimin e bursës, përshkrimi i detajuar i degëve studimore dhe formularët e aplikimit gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk (scholarships of the Government of the Slovak Republik).

Të interesuarit për këto bursa studimi duhet të dorëzojnë deri më datë 15.04.2011 në Sektorin e Integrimit Evropian & IPA në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e mëposhtme:

Për studime universitare:

1.Formulari i plotësuar i kandidatit me një fotografi me ngjyra;

2.Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti e-mail-i dhe numër telefoni;

3.Vërtetimin e notave për tri vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës;

3.Fotokopjen e kartës së identitetit;

4.Fotokopjen e pasaportës;

5.Raportin mjekësor për aftësi studimesh.

Kriteret për pranim

Kandidati fitues për studime universitare duhet t’i nënshtrohet vitit përgatitor të gjuhës sllovake.

Për studime pasuniversitare:

1.Formulari i plotësuar i kandidatit me një fotografi me ngjyra;

2.Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti e-mail-i dhe numër telefoni;

3.Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë;

4.Listën e notave;

5.Dy rekomandime nga profesorë të universitetit;

6.Listën e artikujve shkencorë të botuar (nëse ka të tilla) ose një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm;

7.Fotokopjen e kartës së identitetit;

8.Fotokopjen e pasaportës;

9.Raportin mjekësor për aftësi studimesh.

Kandidatit, që pranohet për studime, i paguhet bursë shtetërore mujore. Akomodimi në konviktin e institucionit arsimor ofrohet me të njëjtat kushte si për shtetasit e Republikës Sllovake. Shpenzimet e udhëtimit për në Republikën Sllovake do të mbulohen nga vetë kandidati fitues i bursës. Kanë përparësi për t’u pranuar për studime me bursë kandidatët, notat e të cilëve në lëndët e profilit të zgjedhur përbëjnë jo më pak se 85% të treguesit të tyre maksimal.

Bursat pasuniversitare të qeverisë së komunitetit francez të Belgjikës           

Në kuadër të Programit të Bursave të Ekselencës (Wallonie-Bruxelles International, WBI), Qeveria e Komunitetit Francez të Belgjikës ofron bursa për studime pasuniversitare kërkimore tre-mujore për studiues dhe pedagogë të huaj, të cilët janë të interesuar në plotësimin e programeve të tyre në fushat dhe sektorët më të kërkuara pranë universiteteve  të Komunitetit Francez të Belgjikës, për vitin akademik 2013-2014. Programet e studimit për këto bursa jepen sipas fushave të  mëposhtme:

•Transport dhe logjistikë;

•Inxhinieri mekanike;

•Shkencat e natyrës;

•Agro-industri;

•Aeronautikë-hapësirë;

•Shkenca shoqërore

Afati për dorëzimin e dokumenteve

Afati i dorëzimit të kërkesave nga kandidatët për bursat e parashikuara për periudhën tetor 2013- janar 2014 është data 01 maj 2013 dhe për bursat e parashikuara në periudhën shkurt-maj 2014 është data 01 tetor 2013.  Aplikimet e dorëzuara mbas këtij afati nuk do të merren në konsideratë. Për një informacion më të detajuar lidhur me mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, të interesuarit do t’i referohen adresës së internetit www.wbi.be. Aplikantët të kontaktojnë me z. Erik Vandelook, në adresë [email protected], i cili është edhe pika e kontaktit për dorëzimin e dokumentacionit.