10-vjet Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, sfidat dhe arritjet e tij

1557
Janë bërë 10 vite nga fillimi i aktivitetit të universitetit Aleksandër Moisiu Durrës. Më 20 dhjetor 2005 me vendim të Këshillit të Ministrave u miratua hapja e universitetit. Që në fillim Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës u hap si një institucion arsimor që bënte diferencën mes universiteteve të tjera. Që në fillesat e tij, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ishte në përputhje me sistemin e Bolognia-s (Bolonjës). Praktika që u ndoq nga ky fakultet është; sistemi Amerikan. Ky sistem ka pjesë të tyre provime të ndërmjetme. Që në hapjen e tij, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka qenë i orientuar drejt studimeve profesionale. Kështu ky fakultet ka sjell programet e studimit dyvjeçar. Në vitin 2005-2006 askush nuk e mendonte se Universiteti i Durrësit do të kishte shtrirje numerike siç e ka sot. Në tetor 2006 në këtë fakultet filluan studimin 980 studentët e parë. Tashmë Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka të regjistruar më shumë se 18 mijë student. Në fillimet e tij universiteti nisi me tre fakultete, me 9 programe studimi dhe me një staf akademik dhe administrativ me 27 persona. Aktualisht Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka 6 fakultete, përkatësisht me nga 41 programe të ciklit të parë, 35 profili i dytë master profesional dhe shkencor, dhe një program doktorature. Stafi akademik aktual është më shumë se 270 punonjës akademik. Një rritje të tillë askush se kishte menduar gjatë viteve 2005-2006 që universiteti do të arrinte në këto tregues. Por kjo është arritur fal punës së universitetit, veçorive të programeve, vendosjes së studentit në qendër të gjithçkaje, kemi arritur që nga pikëpamja sasiore të quhemi të 2-tët. Natyrisht këto 10 vite nuk kanë qenë vite të lehta, si për staf akademik si për atë administrative. Një ndër sfidat kryesore që jemi ndeshur por që as në këtë 10 vjetor se kemi zgjidhur, ka të bëje më infrastrukturën fizike në të cilën zhvillohet procesi mësimor në universitetin tonë. Natyrisht ne filluam aktivitetin në 10 vite, në një godinë e cila kishte vetëm 2500m2 sipërfaqe të shfrytëzueshme. Një sipërfaqe e cila do të ishte normale për jo më shumë 500 studentë. Edhe në këtë drejtim ne këtë periudhe kohe kemi bërë goxha arritje. Kemi terrenin të përcaktuar për ndërtimin e kampusit universitar, një hapësirë prej 56 hektarësh në të cilën është ndërtuar godina e parë për 8500 m2 si sipërfaqe e shfrytëzueshme dhe është në përfundim godina e dytë me po të njëjta përmasa. Natyrisht që ndërtimi i këtij kampusi do të kërkojë mbështetjen e padiskutueshme të qeverisë me fonde buxhetore. Por duam të theksojmë se, në Shqipëri është mundësia me mirë për të ndërtuar një kapmus universitar të standardeve europiane. Këtë e mundëson, si sipërfaqe të tokës, disponibiliteti i stafit drejtues, administrative dhe akademik, po ashtu edhe vetë pozicioni në vendin ku do të ndërtohet kampusi, që është pranë zonës industrial që do të ndërtohet në Durrës. Ngritja e këtij kampusi më të gjitha elementët e nevojshme të jetës universitare duke përshirë si atë akademike apo sportive, do të jetë e ndërthurur me mundësinë që do të kenë studentët për të aplikuar të gjitha njohurit që do të marrin në universitet për ti aplikuar, në ndërmarrjet që janë shumë pranë zonave industrial, si praktika apo punësim në to. Në qoftë se ne do të donim të jepnim një tregues specifik të asaj çka është Universiteti i Aleksandër Moisiu Durrës, është në këto 10 vite do të thoshim që tashmë më shumë se 5000 persona mbajnë diplomën e universitetit Aleksandër Moisiu dhe specialist të cilët kanë studiuar, në këtë universitet i gjen që nga nivelet më të larta në administratën shtetërore por edhe në të gjitha aktivitetet private në të gjithë vendin. Një nga karakteristikat e universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, të krahasuar me universitete të tjera materializohet në programet e studimit që ofron. Siç janë; fakulteti i studimeve të integruara me praktik, dhe fakulteti i studimeve profesionale. Këto dy fakultete japin profilin e universitetit tonë, profilin e drejtuar të studimeve profesionale, dhe këto fakultete kanë qenë pionier në panoramën e arsimit të lartë në Shqipëri në drejtimin e aplikimit të partneritetit privat mes botës akademike dhe botës së biznesit. Fakulteti i studimeve të integruara me praktikën, është eksperiencë e marr nga Gjermania, ku aplikohen për herë të parë në Shqipëri sistemi i arsimit ‘dual’ në arsimin e lart. Ky fakultet është rasti i parë i partneritetit publik privat në fushën e arsimit të lartë. Në këtë fakultet, kompanitë private marrin pjesë në përgatitjen e punonjësve të tyre të jashtëm, që gjatë studimit të studentëve. Studentët që regjistrohen në këtë universitet, në përfundim të studimeve, kanë të garantuar vendin e punës pranë kompanive që i kanë mbështetur këta studentë. Risia tjetër është; fakulteti i studimeve profesionale me të cilën ne ofrojmë më shumë se 14 programe studimi 2 vjeçare. Ku studentët nuk marrin një diplome Bachelor, por një diplome 2 vjeçare me aftësi të thelluara praktike. Specialistët që përgatiten në këto programe studimi janë të orientuar të punojnë në biznese të vogla, apo të ngrenë bizneset e tyre menjëherë pas këtyre studimeve. Do të përmendja në këto programe: menaxhim ndërtimi apo transporti ku në përfundim të studimeve, studentët jo vetëm kanë njohuri teknike, por dhe njohuri menaxhuese. Këto i bëjnë ato të aftë të punojnë drejtpërsëdrejti në një biznes apo kompani të vogël. Pasi kanë marrë njohurit për këto drejtime. Në qoftë se do të donim që të vinim në dukje dy pikat e forta të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, unë do të rendisja: 1. cilësia e stafit akademik. 2. larmishmëria dhe specifikat e programeve të studimit që ofron universiteti. Meqenëse këtë të dytën e shpjeguam, do të ndalem tek cilësia e stafit akademik të Aleksandër Moisiu Durrës. Siç e vura në dukje më lartë, ushtrojnë aktivitetin 270 persona, nga të cilët 126 me tituj e grada. Natyrisht në nivelet 45 % e stafit kanë gradat dr, prof, prof e asociuar dhe këta pedagogë japin mësim konform ligjit. Nuk do të doja të theksoja vetëm faktin e punonjësve me tituj e grada por, do të doja të vija dy karakteristika të stafit tonë.
1. mosha relativisht e re e stafit akademik
2. mbi 70% e stafit akademik ka një eksperiencë në një nga ciklet e studimeve personale, në universitetet evropiane. 
Mosha relativisht e re mund të konsiderohet si mungesë e eksperiencës akademike, por vitaliteti i stafit akademik është një tregues që i gërshetuar me eksperiencën e këtij stafi akademik me eksperiencë Perëndimore bën që përçimi i dijeve tek studentet të jetë më i suksesshëm. Mjafton të përmendim që çdo vit akademik emri i dikujt nga personeli i universitetit Aleksandër Moisiu Durrës përmendet në më shumë se 750 punime të botuara në revista kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit. Padyshim që për arritjet e këtij universiteti mund të flasim gjatë, po ashtu dhe për kontributin e personaliteteve nga bota akademike. Në këtë universitet por do të doja të evidentoja sfidat me të cilat përballet universiteti ynë duke filluar nga viti i 11 i tij. Natyrisht jemi në fazën fillestare për aplikimin e ligjit të ri për arsimin e lartë, dhe sfida kryesore me të cilën përballet jo vetëm universiteti jonë po gjithë bota universitare në Shqipëri është cilësia. Ne kemi bindjen që i gjithë stafi akademik me eksperiencë dhe novacionin e tij do të bëjnë të mundur arritjen e treguesve të cilësisë së dëshiruar jo vetëm nga ne por edhe nga e gjithë shoqëria. Universiteti “Aleksandër Miosiu”, ndryshe nga të gjithë universitetet publike ka edhe një sfidë të veçantë: atë të infrastrukturës fizike, më shumë në procesin e aplikimit për ligjin e arsimit të lartë, i cili jep një autonomi financiare në kushte jo të barabarta me universitet e tjera shtetërore. Megjithatë ne kemi bindjen që edhe sfidën e infrastrukturës fizike padyshim me ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë do ta përballojmë me sukses. Në qoftë se do më pyesnin sesi do të doja ta shihja universitetin pas 10 viteve, do kisha dëshirë ta shihja me kampusin të përfunduar dhe universitet të jetë kthyer në një qendër referimi për studime duale jo vetëm për Shqipërinë po për gjithë Ballkanin. 
Sigal