Zhvillohet nesër në Belgjikë, gjyqi ndaj Mark Frrokut

495
Deputeti Mark Frroku përveç telasheve me drejtësinë në Shqipëri, do t’i duhet të përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor kësaj here në Belgjikë.Një gjykatë për krimet e rënda në qytetin Nivelle ka rihapur procesin gjyqësor për Frrokun, në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth 15 vite më parë.
I njohur në atë kohë si Besnik Morina, Mark Frroku akuzohet për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur më 5 mars të vitit 1999. Gjyqi ndaj tij do të nisë nesër, për shkak se gjyqi i mëparshëm është kryer me shkelje të rënda procedurale, siç ka konstatuar gjykata e Apelit atje. Bashke me Frrokun, do të gjykohen edhe Besnik Vuka, Hilë Morina, Lek Bib Xhafa dhe Alfred Kola, te dyshuar si bashkëpunëtore te tij në këtë krim.
Në dosjen e prokurorisë belge, Frrokut thuhet se është autor i vrasjes së Kurtit, ndërsa të tjerët bashkëpunëtorë. Frroku i ka mohuar akuzat duke deklaruar se çështjen e ka mbyllur, ndërsa ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të lirohet për të marrë pjesë në procesin gjyqësor që do të nisë ndaj tij.
Sigal