Zbulohet identiteti, ja kujt i përket skeleti i gjetur dje te “Rana e Hedhun”

631
Sigal

Duket se skeleti i gjetur dje në vendin e njohur si “Rana e hedhun” në Lezhë mund të ketë një emër shumë shpejt. Është Lirika Peqini dëshmon se vëllai i saj ka qenë para 20 vitesh në Lezhë nga ku nuk është kthyer më, çka ka ngjallur dyshime në lidhje me gjetjen e një skeleti dje në plazhin “Rana e Hedhun”, në Lezhë. Ajo kërkoi bërjen e analizës së ADN-së për skeletin e gjetur, në mënyrë që të heqin dyshime. “Mendoj se bëhet fjalë për vëllain Nezhdet Gura. Vëllai im ishte 57 vjeç kur u zhduk në Lezhë”, tha ajo.

Ndërkohë që policia duke zbardhur ngjarjen pas gjetjes së skeletit nga një firmë ndërtimi sqaron se “në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin , gjatë gërmimeve të dheut nga një firmë ndërtimi, është gjetur një skelet njerëzor i dekompozuar plotësisht. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan dëmtime të tyre. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, eshtrat u dërguan në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse”