Z. Kryeministër! Përse ministrat tuaj për të njëjtin problem punojnë me dy standarde

533
Sigal

OPINION/ Dy ngjarje të njëjta, të ndodhura në kohë të ndryshme nuk trajtohen me të njëjtin ligj. Ja rastet   

Po të heqim dy paralele në mes të asaj çka ka ndodhur 4 vite më parë, ku në zyrën e N/prefektit të Mirditës u dhunua gazetari Mirditor vetëm se bëri publike vjedhjet e ndihmave të qytetarëve të vet dhe për këtë gjest u pranua heshtja nga pushtetarët tuaj. Ndërsa para pak ditësh në stadiumin e qytetit të Kavajës pa asnjë shkak Ministri juaj i Brendshëm, Flamur Noka arrestoi në mënyrë të bujshme sikur të ishte ndonjë kriminel duke përdorur edhe ekskortën e tij policore arrestoi pa asnjë shkak, Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Kavajës z. Roshi gjë që e vërtetoi vendimi i gjykatës së këtij rrethi, e cila i dha pafajësinë dhe e liroi nga salla e gjyqit, duke bërë nul të gjitha veprimet shpifëse të këtij njeriu partiak siç është Flamur Noka. Arrestimi i tij u bë vetëm se ishte kryetar i dalë nga votat e socialistëve. Kjo tregon fytyrën e vërtetë të një qeverie që punon me 2 standarde me atë që i takon së djathtës që luftohet me çdo kusht çdo person që mendohet nga ata se i shërben së majtës. Po i njëjti ekzemplar z. Flamur Noka atëherë ish-sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike 4 vite më parë, ku gazetari mirditor u thirr nga N/prefekti i Mirditës, Gjon Pjetri, i cili bashkë me suitën e tij e ktheu zyrën e shtetit në një zyrë dhune ndaj gazetarit për të fshehur vjedhësit e ndihmave të ardhura nga Gjermania në prag të Vitit të Ri 2009. Këto shuma, ishin mjaft të konsiderueshme dhe përbënin 3792 pako, që të kthyera në euro përbënin 18960. Kjo ngjarje u bë pjesë e medias televizive dhe të shkruar, ky Ministër i sotëm që quhet Flamur Noka bëri çdo tentativë, për të vënë në dispozicion dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për të fshehur provat dhe faktet që deri më sot nuk ja ka arritur, në vend që të bënte, atë që bëri padrejtësisht para pak ditësh kundër Kryetarit e Bashkisë së Kavajës. Duhet ta bënte 4 vite më parë ndaj N/prefektit të Mirditës, duke bërë arrestimin e tij, për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit. Por e ruajti atëherë këtë N/prefekt të neveritshëm që është edhe sot vartës i z. Noka që ky i fundit arriti të fshehë urdhrin e Kryeministrit për shkarkimin e tij nga detyra të dhënë ato ditë. Kjo ngjarje në vend që të bënte atë bujë që bëri për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës z. Roshi, i cili u arrestua pa asnjë shkak nga z. Noka, ky i fundit ka pranuar heshtjen bashkë me z. Bujar Nishani  ndaj veprimit të N/prefektit të Mirditës që sot ndodhet në bankën e të akuzuarve, në një kohë që sot duhet të kishte kryer dënimin maksimal, por ryshfetet e ofruara organeve të drejtësisë së të gjitha shkallëve, sot vazhdon të jetë N/prefekt i Mirditës. Së fundmi do i drejtohem publikisht z. Flamur Noka tashmë, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm. Ju z. Ministër jeni në atë detyrë për t’i trajtuar rastet dhe individët në mënyrë të barabartë para ligjit? N/prefekti i Mirditës Gjon Pjetri është nomenklaturë direkt e juaja, gazetari është i goditur prej tij pasi zbuloi vjedhjet dhe vjedhësit e tij dhe për këtë gazetari ka vënë në dispozicion çdo gjë që i shërben hetimit, duke përfshirë fotografitë, madje edhe regjistrimin në audio në faqen e internetit www.youtube.com, që ju mund të hyni në ‘të, duke shkruar emrin e gazetarit. Do të dëgjoni në atë regjistrim qurravitjet e tij, tek lutej ta qëllonte dhe plot biseda të tjera, të cilat janë tërësisht kuptimplote. Për atë që bëtë për Kryetarin e Bashkisë, duhet ta kishit bërë Ju bashkë me ish- ministrin e Brendshëm të asaj kohe, sot President i Republikës z. Bujar Nishani. Ky do të ishte arsyetimi që në qeverinë shqiptare të mos ketë dy standarde. Ajo që i ngjan thënies së Kryeministrit me 21 janar, i cili ka deklaruar se janë hora e lavire bulevardi, ju deklaroj, më shumë se asnjë tjetri kjo thënie i ngjan N/prefektit të Mirditës dhe lakenjve të tij.