Z. Kryeministër, në çdo qeverisje të mbarë – auditimet e KLSH më parë

594
Prof. Sazan GURI
Prej disa vitesh, pothuajse të gjitha auditimet e kryera nga audituesit e KLSH shfaqen në shtypin e përditshëm dhe më pas organizohen për në media për qytetarët e këdo nën moton: “Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë”. Ato pasqyrojnë punën e shtrirë në mbi 100 institucione të audituara gjatë periudhës 2016-2017. Puna e audituesve të KLSH-së, me lajtmotivin “Auditimi, dije dhe zhvillim”, vihet në shërbim, sipas një stili divulgativ për qytetarët, Kuvendin dhe për çdo institucion dhe ent publik. Përmes dokumenteve dhe auditimeve të kryera shpaloset përpara qytetarëve të thjeshtë dhe atij të interesuar shqiptar, sesi janë administruar asetet dhe fondet shtetërore në të gjithë jetën publike, duke kontrolluar dhe njëherësh nxitur qeverinë për mbajtjen e përgjegjshme të këtyre fondeve deri në bërjen e transparencës së financave publike. Nga këto auditime kupton rolin “watchdog” të qytetarëve në auditimin e shpenzimeve publike dhe ekzaminimin e eficiences se politikave në dobi të tyre, duke vënë theksin në rolin kryesor për zbulimin e rasteve te korrupsionit. Dhe së fundi, kupton se çfarë ndodh me paranë publike.
Kupton sesi puna audituese e grupeve të Auditit Suprem Shqiptar arrin e çon një kallëzim në javë në organin e Prokurorisë dhe mbi 500 punonjës të administratës publike, nga ministra në drejtorë të përgjithshëm deri tek specialistë në institucione publike, si abuzues me pronën publike dhe shkaktarë dëmesh kolosale për Buxhetin e Shtetit. Qytetari, parlamentari dhe kushdo tjetër kupton sesi puna audituese e grupeve të Auditit Suprem Shqiptar denoncon mbi 1 miliardë euro dëme ndaj Buxhetit të Shtetit, të zbuluara nga ky institucion kushtetues, ku 276 kallzimet penale të KLSH duhet të qëndrojnë në ndërgjegjen e gjithësecilit qeveritar të vendit tonë si akt-akuzat më të rëndësishme dhe të dokumentuara plotësisht, për korrupsionin galopant në administratën publike. Sikur një e dhjeta e shifrave kolosale të ktheheshin në Buxhet, vëren KLSH-ja do të kishim sot 100 milionë euro më shumë për spitalet, shkollat dhe pensionet e 660 mijë pensionistëve tanë!
Në tërësi, nga auditimet e KLSH kupton sesi veprimtaria audituesee e KLSH-së në shoqëritë publike është ngritur ne nivelin e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht, apo sesi ajo ka rritur përgjegjshmërinë e audituesve për të qenë objektivë, profesionalë, të saktë dhe të paanshëm, në zbatim të Deklaratës së Limës ISSAI 1, të ISSAI 12 me moton se “Dobia dhe Përfitimi nga KLSH-të e shteteve përkatëse është kur ti audituesi sjell ndryshimin në jetën e qytetarëve”. Dhe më pas vjen qytetari që kupton se KLSH përbën padyshim institucionin më të veçantë në Shqipëri. Përbën të vetmin institucion shqiptar, ku shteti merr frymë si shtet, jo thjesht dhe vetëm, sepse kontrollon financat e shtetit në mbrojtje të fondeve publike dhe jo vetëm si kontrolle e ndëshkime, por edhe njohje të vlerave në fusha të tjera, që në pamje të parë duket sikur nuk kanë lidhje me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në tërësi, auditimet e KLSH-së ofrojnë një tablo të përmasave të transformimeve drejt një organizate evropiane të auditimit suprem shqiptar, e cila udhëheq nëpërmjet shembullit që jep, në përputhje me orientimin strategjik të kërkesave të Auditimeve Supreme Evropiane. Për sa më sipër, Institucioni Suprem i Auditimit duhet të fuqizohet dhe të mandatohet nga Kushtetuta për t’i raportuar në mënyrë të pavarur dhe çdo vit gjetjet e tij Parlamentit. Ndaj raportime të tilla publikohen duke siguruar një shpërndarje dhe diskutim më të gjerë, duke rritur mundësitë për zbatimin e gjetjeve të Institucionit Suprem të Auditimit të Shqipërisë (KLSH). Kjo do të kërkonte edhe nga qeveria një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) për zbatimin rigoroz dhe me përparësi absolute të rekomandimeve të dhëna nga institucioni më i lartë i auditimit publik në vend. Së fundi, do të kërkonte që Kryeministri shqiptar mos të hamendësoj dhe të lutet për dorëheqje drejtorëve të institucioneve shqiptare. Kryeministri shqiptar mjafton t’ju hedhë një sy rekomandimeve konkrete të KLSH-së për secilin institucion shqiptar bashkë me drejtorët përkatës sesi kanë zbatuar apo kanë syrgjynosur fondet publike dhe dorëheqja, më saktë vënia e drejtësisë qytetare në vend siç pretendon kryeministri vjen vetvetiu.
Sigal