Xhafaj paralajmëron arrestime të reja javën e ardhshme

128
Javën e ardhshme pritet që të ketë një valë të re arrestimesh kundrejt personave të cilët kanë grabitur e tjetërsuar pronat publike, kryesisht në vijën bregdetare.
Deklarata vjen nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu.
“Ka pasur dhe disa hetime konkrete lidhur me tjetërsimin dhe grabitjen e pronës publike dhe sidomos në vijën bregdetare. Ne kemi disa çështje penale që janë në bashkëpunim me prokurorinë, në Kavajë, Durrës. Ka një proces hetimi në Lezhë, në Vlorë gjithashtu dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë vijën bregdetare”.
Unë besoj se shumë shpejt dhe javën që vjen do të ketë disa arrestime konkrete, masa konkrete sigurie për persona të caktuar”, theksoi Xhafaj.