Vrau burrë e grua me dy miqtë e tij, ky është Viktor Pelivani që u ekstradua nga Austria

581
Sigal

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Viena një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.

Mësohet se Viktor Pelivani në bashkëpunim me dy miqtë e tij, Feta Kaja dhe Jurgen Bacja kanë vrarë burrë e grua që jetonin në Fier pas një grabitjeje të dhunshme.

Ngjarja e frikshme ndodhi në vitin 1999, më datë 7 gusht, teksa tre të dënuarit me burg të përjetshëm u futën për të grabitur në banesën e çiftit Bajram dhe Natasha Driza.

Por zhurmat që shkaktuan në banesë, bënë që çifti të diktonte tre fierakët që u kishin hyrë në shtëpi. Pas një debati me dyshen Driza, ka qenë Kaja ai që ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.

Në vitin 2002, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, dënoi tre shtetasit, Feta Faslli Kaja dhe Jurgen Bacjan me “Burgim të përjetshëm“, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.

Kaja u ekstradua në vitin 2016 nga Greqia. Pelivani dhe Kaja kanë qenë prej kohësh në listën e 17 personave më të rrezikshëm në Fier.

NJOFTIMI

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.