Vrasja me armë në Pukë, policia identifikon vrasësin e dyshuar

580
Sigal

Është zbardhur vrasja e 30-vjeçarit Petrit Biba, e cila ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Pukë.

Burime bëjnë me dije se policia ka mundur që të identifikojë mëngjesin e sotëm dhe autorin e vrasjes, i cili dyshohet se është Enderis Dodaj, 25-vjecar.

Mësohet se Dodaj e ka vrarë nga pakujdesia 30 vjecarin Biba, me origjinë nga Mirdita.

30-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Pukës, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, por për shkak të gjendjes kritike, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur pranë një HEC-i, në fshatin Kaftallë të Pukës, ku të dy të rinjtë ishin të punësuar. Sipas Policisë, Biba kishte plagë me armë zjarri tejshpuese në bark, që dyshohet se janë shkaktuar nga një armë automatike.

Për shkak të errësirës, por edhe për arsye se i plagosuri është transportuar nga banorët e zonës drejt spitalit, Policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit.