Sigal

Elvis Hoxha autori i dyshuar për vrasjen e Hermes Beqirit, ka ndryshuar sërish dëshmi ditën e sotme, duke mohuar në këtë mënyrë krimin e kryer.

Elvis Hoxha ka deklaruar se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja e 23-vjeçarit.

Në këtë mënyrë është kërkuar qeliza telefonike e autorit pasi kështu mund të gjendet vendodhja ekzakte.

Mësohet se porkuroria ka 10 deshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketen e autorit si dhe përgjimet ambjentale.

Seanca është shtyrë për në datën 25 ku priten të jenë prezent dhe dëshmitarët.

Kujtojmë se në muajin shkurt Elvisi e pranoi krimin e kryer, ku dëshmoi se e vrau të ndjerin për një kapele.

Elvis Hoxha kërkoi nga trupi gjykues në seancë që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ai shprehu pendesë, duke kërkuar falje për krimin e kryer.  Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika, ku dhe më pas humbi jetën.