Vrasja e efektivit të RENEA, sekuestrohen pamjet filmike, dallohen autorët

494
TIRANË – Po shkon drej zbardhjes së plotë ngjarja ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili u qëllua me një snajpër në një kurth të mirë përgatitur nga disa të rinj .Në ndihmë të grupit hetimor në indentifikimin e personave që kanë qëlluar mbi efektivin Basha e policët e tjerë është bërë gjetja e më pas sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurosë së një lokali. 
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në video është regjistruar momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë disa persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë.
Mësohet se 6 personazhet që janë identifikuar nga videoja janë arrestuar dhe janë duke marrë në pyetje nga policia e më pas do të përballen me akuzën e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha.
Ndërkohë sipas të njëjtave burime mësohet se personat e mbetur në kërkim do të akuzohen vetëm si bashkëpunëtorë, megjithatë një pjesë e efektivëve të RENEA-s do të vazhdojë të jetë në Lazarat, deri në kapjen e tyre, pavarësisht se nuk kanë luajtur rol kryesor në vrasje.
Një detaj tjetër që bëhet i ditur është se në video dallohen se autorët janë të kamufluar dhe vetëm një pjesë e tyre ka qenë të maskuar 
Sigal