Zbulohet shpërblimi qeveritar për ish agjentin e policisë

622
Zbulohen të tjera fakte rreth ish-shefit të Antidrogës, Dritan Zagani, pas intervistës të realizuar me gazetarin Basir Çollaku. Për shkak se kjo intervistë u censurua dhe me këmbënguljen e PD dhe të deputetit demokrat Genc Pollo u rishfaq në disa media, nuk munguan edhe zërat që e kontestonin atë. Personi i akuzuar drejtpërdrejt, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në seancën e djeshme parlamentare tha se ky shef i antidrogës është shkarkuar për shkelje të rënda dhe për dekonspirim të aksioneve të policisë si dhe për nëj njeri që është shpërblyer nga qeverisja e mëparshme e demokratëve. Gazeta “Telegraf”, nëpërmjet një investigimi, ka mundur të sigurojë vendimin e qeverisë Berisha që i jep një truall në Orikum të Vlorës, së bashku me disa punonjës të tjerë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 519, datë 13.6.2013
Për kalimin në fond Banesash të ish-objekteve të dala nga ristrukturimi i Ministrisë së Brendhsme “Ish-Posta e Policisë në Leskovik”, “Ish-Depo e pikës Autonome në Vlorë”, “Stallë e ish-Ekoonmisë Ndihmëse në Orikum të Vlorës”, “Ish-Reparti i Objekteve në Korçë” dhe “Ish-Lavanteria në Vaqarr të tiranës, me qëllim privatizimin në emër të banorëve nga Enti Kombëtar i Banesave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13 të ligjit nr. 8743, datë
22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9321, datë 25.11.2004 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”, si dhe të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi:
1. Objektet “Ish-posta e policisë, Leskovik”, “Ish-depo e pikës autonome, Vlorë”, “Stallë e ish-ekonomisë ndihmëse, Orikum”, “Reparti i objekteve, Korçë” dhe “Ish-lavanteri, Vaqarr, Tiranë”, të dala të lira nga ristrukturimi i Ministrisë së Brendshme, kalojnë në fond banesash për Entin Kombëtar të Banesave.
2. Pas kalimit të këtyre objekteve në fond banesash dhe regjistrimit të tyre në ZVRPP-të e
Vlorës, Korçës dhe Tiranës, Enti Kombëtar i Banesave ngarkohet të lidhë pa kundërshpërblim (vlerën e objektit dhe truallit funksional), kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përcaktuar në listën emërore të familjeve, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Shpenzimet operacionale të Entit Kombëtar të Banesave dhe hipotekore të përballohen nga përfituesit.
3. Ngarkohen Ministri i Brendshëm, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Vlorë, Korçë, të ndjekin procedurat përkatëse.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI: Sali Berisha.
LISTA EMËRORE E ISH-PUNONJËSVE TË MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK QË BANOJNË NË OBJEKTET “ISH-POSTA E POLICISË LESKOVIK”, “ISH-DEPO E PIKËS AUTONOME” VLORË, “STALLË ISH-EKONOMI NDIHMËSE, ORIKUM” DHE “ISH-REPARTI I OBJEKTEVE KORÇË”.
Objekti “Ish-posta e policisë Leskovik”
1. Mestan Cenolli
2. Roland Malushi
3. Kastriot Nure
4. Thanas Perici 
Objekti “Ish-depo e pikës autonome, Vlorë”
1. Bardhosh Nuraj Vlorë
Objekti “Stallë, ish-ekonomi ndihmëse, Orikum”
1. Hektor Shena
2. Dritan Zagani
Objekti “Reparti i objekteve, Korçë”
1. Ilirjan Hamza
2. Orhan Sulollari
3. Sali Bracellari
Objekti “Ish-lavanteri, Vaqarr, Tiranë”
1. Astrit Sinan Rrapaj 
Sigal