Nesër takimi i radhës Mustafa-Vuçiç, kryeministri serb optimist

554
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se qeveria e tij i jep rëndësi të veçantë marrëveshjes mbi komunat serbe në veri të Mitrovicës, që do të përfshihen në marrëveshjen me Kosovën, në prag të takimit të radhës me homologun Isa Mustafa.
Dy zyrtarët pritet të mblidhen për herë të dytë brenda pak ditësh për të diskutuar edhe për marrëveshjet e telekomunikacionit, energjisë dhe parkut të paqes, ndërkohë që në Bruksel, skuadrat teknike po vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që ky takim i dytë të mbyllet me një marrëveshje konkrete, ndryshe nga ai i pari.
Sigal