Vodhi kabllot e energjisë dhe la qytetin pa drita, arrestohet 29-vjeçari

555
Sigal

Vidhte kabllot elektrike, arrestohet 29-vjeçari.

Policia e Durrësit bëri të ditur arrestimin e shtetasit J.D, 29 vjeç, pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllot elektrikë në 7 zona të ndryshëm të qytetit, duke lënë banorët pa drita.

29-vjeçari kishte njohuri të posaçme si elektricist, ndërsa rezulton person me precedent të mëparshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ” Elektricisti”

Vidhte kabllot elektrikë në 7 zona të ndryshme duke lënë banorët pa drita, vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga kallëzimet dhe ankesat e qytetarëve dhe të OSHEE-së se për vjedhje të kabullit elektrik në disa lagje, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime (grackë) në afërsi të bokseve kolektive të matësve elektrikë.

Si rezultat i shërbimeve dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J.D.,29 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas duke pasur njohuri të posaçme si elektricist gjatë një jave ka vjedhur kabullin elektrik të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që përdorte për të kryer vjedhjet si dhe një sasi tel bakri.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vjedhja”, më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.