Bie në malet e Vranishtit një polic i antidrogës

Polici po kontrollonte për parcela të mbjella me kanabis, kur mendohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë.

Ai ka rënë në një pjerrësi rreth 200 metër të thellë.

Në vendngjarje ka shkuar helikopteri për transportimin e efektivit.

Ende nuk dihet gjendja e policit të antidrogës.