Sigal

Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë ka bërë që në Vlorë të anulohet lundrimi në det. Një traget udhëtarësh i linjës Brindizi – Vlorë, nuk është nisur, për shkak se dallgët në det të hapur kanë shkuar në 7 ballë. Anijet e peshkimit gjithashtu janë urdhëruar të mos dalin sot në det për peshkim.

Nga moti i keq nuk janë raportuar probleme të tjera në qytetin bregdetar. I kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se “linja Brindizi – Vlorë, është anuluar për shkak të kohës, erës së fortë, por me informacionet e marra nga drejtori i Portit Vlorë bëj me dije  se trageti i kësaj linje do të niset si zakonisht.