Vjedhjet në Apoloni, pranga përgjegjësit. Në hetim drejtori i Parkut Arkeologjik

516
Ndalohet nga policia përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier si dhe procedohen penalisht Drejtori dhe një punonjës i Parkut të Apollonisë.
Njoftimin e bën policia e Fierit, pas Operacionit Policor “Apollonia”, u ndalua përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, shtetasi Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Marin Haxhimihali, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier) dhe Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).
“Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Sigal