Viron Bezhani/Forca e rinisë, çelësi i suksesit të LSI-së në zgjedhjet e 23 Qershorit

653
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur prej kohësh një fushatë të gjerë në mbarë Shqipërinë, me synim që të tregojë se është një forcë e madhe politike në vend, një forcë që synon integrimin e Shqipërisë në Europë dhe që kërkon të udhëheqë vendin drejt një të ardhme më të mirë. Strukturat e kësaj partie kanë bërë një punë të madhe parapërgatitore për zgjedhjet e 23 qershorit, punë, e cila do të intensifikohet edhe më shumë në muajt e fundit të fushatës zgjedhore, për t’i dhënë LSI-së një sukses të padiskutueshëm. Një fushatë që do të jetë shumë ndryshe nga zgjedhjet e fundit, pasi këtë herë gjithçka është bazuar në disa komponentë të rëndësishëm, që do ta bëjnë LSI-në forcë politike kryesore në vend. Për këtë qëllim, një rëndësi e madhe i është besuar Lëvizjes së Gruas dhe asaj të Rinisë, dy hallka të rëndësishme, që e kanë forcuar ndjeshëm forcën e kësaj partie. LRI dhe LGI në bashkëpunim edhe me LSI-në janë bërë një simbol fitues i këtyre zgjedhjeve, për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt suksesit dhe integrimit evropian. Tani kemi një LSI më të hapur, por edhe më të fuqishme, e cila zgjidh hallet e njëri-tjetrit. Ne duhet të punojmë fort që të jemi sa më shumë në pushtet, për të çuar në fund punën e nisur, atë të integrimit të Shqipërisë. Numri i pjesëmarrësve në aktivitetet e LSI është rritur ndjeshëm dhe, qe nga ky moment, duhet të punojmë me njerëzit, në mënyrë që ata të na votojnë. Ne duhet të jemi të thjeshtë, që njerëzit të na duan dhe të na votojnë. Duhet të komunikojmë me ta dhe t’u shërbejmë atyre. Duhet të jemi praktikë dhe të mendojmë se si mund t’i shërbejmë atyre njerëzve që na mbështesin. LSI-ja mendon gjithnjë e më shumë që të shtrijë influencën e saj në të gjithë Shqipërinë ndaj dhe forca e saj është unike, pasi në të bashkëvepron si Organizata e Gruas ashtu dhe ajo e Rinisë.

Ne jemi të sigurt që pesha e LSI-së do jetë e fortë

LSI, LRI dhe LGI është një treshe që së bashku ka bërë dhe po bën mrekullia, një treshe që po konsolidohet në çdo zonë të Tiranë dhe Shqipërisë, të cilët punojnë edhe për anëtarësimet e reja dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë un e vura re në të gjitha takimet që bëra në11 njësitë e Tiranës. Fushata tashmë ka filluar dhe çdo anëtar punon të rritë anëtarësimet në zonën e tij, për t’i treguar të gjithëve se LSI është një forcë e madhe. LSI është kudo dhe kjo do të thotë se kjo parti ka punuar mirë, në shërbim të vendit dhe të qytetarit, për një integrim të saj në familjen europiane. Ne kemi treguar një fuqi politike të madhe, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, duhet të bëjmë një komunikim edhe më të mirë me çdo banor, me çdo qytetar të thjeshtë që beson te Shqipëria europiane. Për këtë arsye, fillimi i fushatës për zgjedhjet e qershorit të 2013-s do të jetë një sfidë e fortë për LSI-në, e cila synon të arrijë një rezultat shumë pozitiv, pasi thuajse në 11 njësitë e kryeqytetit ka prurje të reja. Angazhimi ynë është të dalim të parët, fakt optimizmi ky që është vërejtur në të gjitha takimet me anëtarët e LSI-së, kudo në Tiranë. Për të arritur këto rezultate dhe për të fituar këtë pozitë sot te shqiptarët ne kemi punuar fort me njerëzit “kokë me kokë”, duke na besuar dhe duke u besuar. Një rol të madh për arritjet pozitive ka dhënë edhe LRI. Në këto organizata ne kemi pasur shumë prurje të reja dhe me mjaft influencë, që do t’i japin një shtysë të mëtejshme punës sonë. Natyrisht që, jo çdo gjë është e përkryer, shpesh janë vërejtur edhe mangësi dhe për këtë arsye duhet të punojmë shumë, që të pëlqehemi shumë nga të rinjtë, duhet të punojmë me rininë, një forcë e madhe, e paimagjinueshme për rëndësinë e saj. Për këtë arsye, situata politike e LSI-së është shumë e mirë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Ne duhet të punojmë që të marrim dyfishin e votave në çdo zonë të kryeqytetit dhe më gjerë,  po takojmë të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe ata që nuk kanë votuar, duke e bërë LSI-në një forcë të madhe. Këto zgjedhje janë vendimtare për ne dhe për Shqipërinë. Asnjëri nga ne nuk zëvendësohet nga tjetri, secili është i rëndësishëm dhe duhet të punojë për të realizuar detyrat që kjo parti ka dhe për të çuar Shqipërinë në familjen europiane. Ne jemi përpjekur që në çdo zonë të ngremë zyra dhe të punojmë në mënyrë të veçantë me njerëzit. Prej kohësh është realizuar krijimi i një treshe fituese në këto zgjedhje, duke krijuar grupet e LSI, LGI dhe LRI. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që ndihmon njerëzit dhe është pranë tyre. Kemi ngritur grupet e punës dhe vërehet një kompaktësi dhe harmoni mes njerëzve që punojnë me një qëllim të vetëm, nxjerrjen e LSI-së një forcë fituese në këto zgjedhje. Kemi krijuar një bashkëpunim të mirë ndërmjet njëri- tjetrit. LSI gjithnjë ka qenë pranë qytetarit, për të ndjekur dhe zgjidhur hallet e problemet dhe për këtë arsye kjo parti synon të jetë e para në zgjedhje. Në takimet që kjo parti dhe organizatat e saj zhvillojnë çdo pasdite vërehet një masivitet i madh, që tregon se njerëzit duan një ndryshim dhe t’i besojnë një force të re si LSI-ja, që po gjen një mbështetje gjithnjë e më të madhe. Ajo që vihet re është një rritje e  ndjeshme e votave që LSI ka marrë në zgjedhjet e fundit dhe kjo gjë synohet edhe më 23 Qershor, madje synohet dyfishimi i votave, duke parë këtë bashkëpunim efikas midis LSI-së, LGI-së dhe LRI-së.