“Veting”-u të hapë dosjet e punësimit në AKU, 60% e drejtuesve dhe zyrtarëve, me diploma të blera e false

662
Përparim HALILI
“Telegraf”, prej 4 muajsh kërkon informacionit zyrtar sipas Ligjit Nr. 119/2014, por drejtuesi ka bllokuar dosjet tek vartësi i tij me diplomë të blerë
Çfarë fshihet pas refuzimit të komprometues antiligjor për të mos informuar, i manifestuar nga drejtori çam i AKU-së, Dritan Sejko, i vetë deklaruar si i diplomuar në zanatin “Tornitor” në Shkollën e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan, me 2 vite inxhinieri mekanike në Tiranë, me 6 vite shkollim juridiku në Elbasan dhe me 2 vite “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin Evropian të Strugës në Maqedoni dhe përse ka frikë të jap informacion për dosjen me të cilën është emëruar ai, ata që ka gjetur e iu lanë “amanet” për të mos u hequr dhe ata që ai ka sjellë e i ka shefa të lartë në AKU? 
Katër muaj më parë, prej shumë informacioneve të ardhura në redaksi edhe me prova konkrete, lidhur me praktikën abuzive me bazë falsifikimin e dokumenteve zyrtare të emërimeve në funksione drejtuese në AKU dhe të punësimeve në sektorët e çdo niveli të këtij shërbimi shtetëror të kontrollit ushqimor në treg e prodhim, në zbatim të praktikës së detyrueshme për të verifikuar çdo denoncim të ardhur në redaksi, në datën 5 tetor 2016, nëpërmjet shërbimit postar, gazeta “Telegraf” protokolloi në AKU, një kërkesë zyrtare, adresuar Drejtorit të Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Z. Dritan Sejko, për të marrë informacion zyrtar, lidhur me këto denoncime, ku thuhej (thuhet ende) se funksionarë, nëpunës, inspektorë e punonjës shërbimesh në qendër e në rajone, të cilët janë punësuar e emëruar duke përdorur diploma universitare false ose të blera në universitetet kioska në Shqipëri e jashtë saj, por edhe me dëftesa të shkollës së mesme false. Madje, në një letër të ardhur edhe nga kupola drejtuese e partisë çame dhe nga një burim shtetëror nga Elbasani, thuhet se edhe vetë drejtori Sejko ka ca “kleçka” në dosjen e tij arsimore, të cilat i janë denoncuar edhe kur ka qenë “shef” në Hipotekën e Tiranës, prej nga është përzënë jo për çështjen e diplomave të përfolura, por për ca “letra të tjera” që lidheshin me funksionin e tij në hipotekë. Pas 13 ditësh, konkretisht në datën 18.10.2016, me shkresën Nr. 4155.1 Prot., Drejtori i AKU, z. Dritan Sejko i ka kthyer përgjigje gazetës “Telegraf”, me të cilën nuk na jep informacion për nivelin arsimor të tij e të vartësve të tij, por na bën me dije, se ai dhe vartësit e tij po bëjnë një punë të shkëlqyer për të luftuar krimin ushqimor në prodhim, në tregun vendas e në tregun e importit në PIK (kufi) e na këshillon që ta propagandojmë këtë “punë të shkëlqyer”, madje edhe na kërcënon zyrtarisht me këtë kujtesë, të shkruar në përgjigjen e dërguar: “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i gatshëm që edhe të ndjekë të gjithë rrugët ligjore, në mënyrë që të mos ketë keqinformim të konsumatorëve, panik të panevojshëm dhe të qëllimshëm për sigurinë ushqimore dhe dëmtimin e bizneseve”! Pse, zoti drejtor, keqinformim është që t’u tregosh konsumatorëve, se ju horrat e AKU-së të graduar nga partiçkat e zgjebosura në pazare kolltukësh, po i vrisni përditë me ushqime kancerogjene, po veremosni me ushqime skarco, po i shkatërroni organizmin me ushqime me pesticide e hormone?! Sepse konsumatori popull, nuk ha nga ato ushqimet që hëngre ti dhe vartësit e tu në super-banketin e Vitit të Ri, ku ndonjë drejtor rajoni AKU-je me dosje korrupsioni, bënte teatër striptizmi, duke imituar edhe hedhje dollarësh e eurosh gjatë kërcimit! Nuk ha as nga ato ushqimet e përzgjedhura që zotëria ha në drekat dhe darkat e “vizitave të punës” që bënë në Kosovë! Edhe pse kanë kaluar 4 ditë, nga 4 muajt e kërkesës së “Telegraf” për informacion, lidhur me diplomat e zyrtarëve të AKU-së, drejtori çam i AKU, juristi Dritan Sejko, i diplomuar edhe “Master në Marrëdhëniet ndërkombëtare” në Maqedoni, nuk po respekton marrëdhënien me mediat shqiptare, i cili e detyron të japë informacion për çështje që përcakton Ligji Nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, konkretisht sipas neneve 3 e 7 të këtij ligji ende në fuqi! Çfarë e frikëson? Cilët janë jashtë dhe brenda AKU, që e ndalojnë të japë informacion? Mos vallë e ndalojnë ata që në emër të firmave të farërave bujqësore, kanë futur në Shqipëri farën e hashashit, të maskuar si farë jonxhe, speci e trangulli? A ka lidhje ky informacion që nuk na jepet, me diplomat e atyre që pas “gradimit” në këtë post, drejtori çam Sejko, i ka sjellë me vete, dhe i ka emëruar e punësuar; shefa, inspektorë e këshilltarë në AKU,apo të atyre që ka gjetur në AKU kur u “gradua” në këtë post, me të cilët thuhet, se ka gjetur “mirëkuptim për shumë punë”? Çfarë fshihet pas refuzimit të komprometues antiligjor, për të mos informuar, i manifestuar nga drejtori çam i AKU, Dritan Sejko, i vetë-deklaruar si i diplomuar në zanatin “Tornitor” në Shkollën e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan, me 1 vit inxhinieri mekanike në Tiranë, me 6 vite shkollim juridiku në Elbasan dhe me 2 vite “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin Evropian të Strugës në Maqedoni? 
Gazeta “Telegraf”, kërkon informacion për këto nivele zyrtare:
1. Për nivelin arsimor të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së;
2. Për nivelin arsimor të drejtorëve rajonalë të AKU-ë;
3. Për nivelin arsimor të drejtorëve të sektorëve në AKU-në qendrore e të rajoneve;
4. Për nivelin arsimor të shefave të laboratorëve të AKU-së;
5. Për nivelin arsimor të koordinatorëve të AKU-së;
6. Për nivelin arsimor të shefave të kontrollit në PIK (kufi);
7. Për nivelin arsimor të zv/drejtuesve në gjithë nivelet e AKU-së;
8. Për nivelin arsimor të komisionerëve të AKU-së që drejtojnë konkursin për pranime, emërime e ngritje në detyrë në AKU-së;
9. Për nivelin arsimor të zyrtarëve që pranojnë, verifikojnë dhe vlerësojnë akt-kontrollet e inspektorëve në tregje e prodhim;
10. Për nivelin arsimor të nëpunësve të tjerë të sektorit mbështetës në AKU në qendër e rajone; 
11. Për nivelin arsimor të anëtarëve të komisionit të gjobave;
12. Për nivelin arsimor të inspektorëve që allçinë e “certifikojnë” për djathë, marmelatën për reçel, hirrën e deklarojnë qumësht, qoftet, mishin e” Fast-Food”-ve, mishin somalez 30 vite në frigorifer e deklarojnë si mish të freskët vendi, që krundet i deklarojnë miell të cilësisë e parë për simite fëmijësh…
Ja “CV” me të cilën Dritan Sejko është emëruar në dy poste të larta: Zv/Drejtor i Hipotekës Tiranë dhe Drejtor i Përgjithshëm i AKU
Edukimi
1986-1990: Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, profili Tornitor
1990-1992: Universiteti i Tiranës-Fakulteti Inxhinieri Mekanike (ndërprerë për shkaqe emigrimi)
1996-2002: Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane Dega Juridik (diplomë)
2008-2010: Master në Marrëdhënie ndërkombëtare, Universiteti Evropian i Strugës-Maqedoni
Eksperienca në punë
1992-1995: Fabrika “STM”, Cremona, Itali- Tornitor
1995-2000: Administrator Shtëpia Botuese “Sejko”
2000-2001” Menaxher i shpërndarës dhe relacioneve me publikun për gazetën “Bota Shqiptare”-Romë, Itali
2001-2009: Administrator Shtëpia Botuese “Sejko”
Tetor 2008-Janar 2013: Kryetar i Shoqatës patriotike “Çamëria”, Elbasan
Nga maj 20…..(?!): Zv/Kryetar i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme-Tiranë
Nga janar 2016: Nënkryetar i Shoqatës Patriotike “Çamëria”
Sigal