Protesta e 18 shkurtit – Basha: Kur ngrihen rinia dhe qytetarët, bie magjia e zezë e korrupsionit

434
Kreu i Partisë, Lulzim Basha, ftoi sërish sot qytetarët ti bashkohen protestës së 18 shkurtit në fillimin e një lëvizje popullore.
Në përfundim të takimit me të rinjtë e forumit të degës 7, Basha iu rikthye sërish premtimit se nëse vjen në qeverisje, anulimi i ligjit të arsimit do të jetë akti i tij i parë si Kryeministër.
Basha: Njerëzit po ngrihen, po zgjohen, po mobilizohen. Me 18 shkurt me fillimin e një lëvizje popullore. 18 shkurti është ditë shprese, besimi dhe bashkimi. Fillimi i një lëvizje të madhe që nis me një vendim të madh që do ta marrim sëbashku në Tiranë, për ta çuar nëpër çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të diktojmë një qeverisje ndryshe.
Një shtet që vepron për rininë. Akti im i parë do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Nuk do ketë asnjë student që të mbetet pa studiuar se nuk paguan dot.Stazhe pune të paguara për një vit. I garantoj qytetarët se kjo do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike por e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD do të shkojë e sigurt drejt zgjedhjeve.
Kasta e korruptuar do marrë fund. Me 18 shkurt të ngrihemi bashkë për një zgjim qytetar. Kur rinia ngrihet, kur bashkohemi nuk ka qeveri të korruptuar që të mbajë peng Shqipërinë. Provën e keni, Rumaninë. Kur ngrihen rinia dhe qytetarët magjia e zezë e korrupsionit bie. Ky pushtet që erdhi me shumë premtime e di mirë që më zgjedhje të lira nuk ia del dot. Prandaj ka bërë aleancë me krimin, nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik, do të marrë peng zgjedhjet.
Sigal